Tashmë pothuajse gjithçka është kryer dhe lojtari i kombëtares shqiptare Eros Grezdo do të jetë pjesë e ëekipi të Rangerspër shifrën e 2 milionë stërlinave.
Ka qenë trajneri i këtij ekipi, ish-legjenda e Liverpool Stiven Gerrard i cili është shprehur mjaft i ngazëllyer për ardhjen e shqiptarit.
“Është një lojtar fantastik dhe tifozët do e dashurojnë, sepse mund të na hyjë shumë në punë në fazën sulmuese të ekipit. Është vërtetë i shpejtë, i drejtpërdrejtë, dhe gjithashtu ka edhe eksperiencë ndërkombëtare. Deri tani gjithçka po shkon mirë me transferimin e tij, me shpresë do jetë një lojtar i madh për ne”, ka thënë Gerrard.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post