Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit, Roland Luçi, që nuk flet kurrë me doreza dhe vendos pikat mbi “i” sa herë vjen koha dhe momenti, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale mbi ndeshjen Bylis-Tirana.
Luçi ka postuar bashkangjitur me mesazhin dhe opinionin e tij edhe një fotografi të një kompanie bastesh pas fundit të pjesës së parë, ku fitorja e Bylis edhe pse po humbiste 1-0 ndaj ekipit kryesues të kampionatit, ishte 1.58, çka tregonte se ishin luajtur shumë të mëdha në baste te suksesi ballshiot dhe që e përmbyste (bastet nuk ulen kurrë thjesht për hamendësim por sepse kur një rezultat goditet fort rrezikohen humbje të mëdha parash).
Postimi i Luçit:
Per njohesit e botes se basteve dhe te futbollit njekohesisht, grafiku i meposhtem i nje prej shoqerive te basteve eshte nje tregues i qarte se ndeshja eshte e manipuluar. Ketu nuk pi uje kurrfare justifikimi, kishte apo s kishte interes Tirana lidere e kampionatit per rezultatin final, ka apo s ka ndeshje kthimi, jane te ndershem apo kumarxhinj futbollistet, drejtuesit apo qofte dhe bastexhinjte. Se ka dhe bastexhinj te ndershem.
Ulja e kuotes se fitores se Bylis ne shifra aq te ulta, sikur rezultati te ishte 3-0 per ballshiotet per nje nga kompanite e medha ne treg do te thote futje ne loje e qindramije eurove. Pohimi i presidentit te Tiranes se bastaxhinjte kane humbur shuma te medha me humbjen e penalltise ne fund te lojes (gje qe nuk perjashtohet duke pare kuotat e basteve ne grafik), jo vetem nuk justifikon Tiranen, por e kompromenton me teper ekipin, Halilin vete qe padashje nxjerr ne publik te dhena te tilla, bastexhinjte ne prapaskene dhe sidomos aktoret ne fushe, futbollistet e Tiranes, mbasi pa ta skenari i manipulimit te ndeshjes eshte i pamundur te mendohet, qofte dhe teorikisht duke korruptuar arbitrin.
Dmth ketu eshte ujku dhe s ka nevoje te kerkosh gjurmet:
Tirana si ekip dhe te gjithe lojtaret pa perjashtim qe ishin ne fushe! Sikur, sikur te kemi te bejme me nje Komision Disipline dhe FSHF serioze, do te veprohej menjehere: 15 a 20 pike minus ne Kampionat dhe eliminim nga Kupa dhe sidomos perjashtime te gjata te pakten nje vjeçare te te gjithe lojtareve qe ishin ne fushe.
Atehere do te shikonim se si do te plluskonin emrat e atyre qe kane vene bast, emrat e atyre qe lojtaret dhe ekipet i perdorin si skllever te mirepaguar, si dordolece ne makinerine e korrupsionit dhe manipulimit ne futboll. Atehere do te kishte rast te tregonte vehten dhe e famshmja Prokurori e Shtetit te ciles i mungojne faktet per te vepruar, se keto qe shihen me sy e bejne “muuu” nuk jane fakte.
Sidomos po te merret si i vertete fakti i pohuar nga Refik Halili per humbje te medha parash me humbjen e penalltise nga Bylis, shkaktimi i penalltise eshte qartesisht kompromentues. Por thashe me lart, ketu kemi te bejme me “sikur” dmth qe praktikisht nuk do te ndodhe asgje, ja ca bla-bla ne ndonje faqe gazete a portal dhe ne nje shtet te kapur nga koka te kembet, te korruptuar deri ne palce, gjithshka eshte normale, gjithshka vazhdon si me pare. Dhe ne do te jemi te lumtur e te denuar njekohesisht te shijojme karikatura futbollistike ne stadiumet shqiptare.
Discussion about this post