Pas vrasjes së 35-vjeçarit, Kostantinos Katsifas të shumta kanë qenë reagimet nga pala greke. Ish-ministri grek Andreas Loverdos, njëkohësisht deputet i Lëvizjes për Ndryshim ka thënë se pas zgjedhjeve, Edi Rama nuk njihet dhe se i cilëson të papërshtatshme deklaratat e tij.
“Jam plotësisht kundër deklaratës së Ramës që e cilëson ekstremist (Kostandinos Kaçifas). Pa pasur asnjë informacion flet për një ekstremist dhe pyetja që rezulton është nëse në Shqipëri i vrasin ekstremistët. Ky është trajtimi në vendin fqinj? Pas zgjedhjeve Edi Rama nuk po njihet. Do të duhej të ishte më i kujdesshëm. E kundërshtojmë plotësisht kryeministrin shqiptar”, është shprehur deputeti, gjatë një interviste në radion News 247.
Kujtojmë që pas vrasjes së Katsifas nga forcat e RENEA-s, të shumta ishin reagimet nga shteti fqinj ku nuk munguan edhe protestat para ambasadës shqiptare.
(J.D/Faxweb.al)