Ish-ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi, ka hedhur akuzë të fortë në drejtim të Prokurorisë së Kukësit për falsifikim të masave të ndalimit të 23 protestuesve. Sipas Bardhit, në kërkesën drejtuar Gjykatës, organi i akuzës thotë se arrestimet janë kryer nga policia në harkun kohor 10.00 – 13.00.
Ish-ministri përmes nnjë postimi në ‘Facebook’ thotë se ky akt përbën vepër penale të falsifikimit, dhe provohet jo vetëm nga deshmia e familjarëve të të ndaluarave, por nga të gjithë banorët e qytetit të Kukësit.
Postimi i plotë:
Ne kerkesen e Prokurorise Kukes drejtuar Gjykates, deklarohet ne menyre te falisifikuar se masat e ndalimit ndaj 23 qytetareve te Kukesit jane ekzekutuar nga Policia ne harkun kohor 10.00 – 13.00. Ky akt perben veper penale te falsifikimit dhe provohet jo vetem nga deshmia e familjareve te te ndaluarave, por e te githe banoreve te qytetit te Kukesit.
Te vetedijshem per shkeljen flagrante te ligjit, deri ne kufijte e shperdorimit te detyres, kur urdheruan terrorin policor te arrestimit ne mes te nates (midis intervalit kohor 02.00 – 03.30 min), Prokuroria dhe Policia kane konsumuar nje tjeter veper penale, ate te falsifikimit te dokumenteve dhe pasqyrimit ne to te te dhenave te paverteta.
Sa per prova se perse i kane ndaluar, paskan deshmite e punonjesve te Policise se Shtetit qe kane “identifikuar” se kush i ka goditur me gure!!! 🙂
Ne fund nuk kane zhgenjyer aspak. Njelloj si Ministri i Brendshem, edhe prokuroria referon vetem punonjes policie te demtuar, dhe asnje qytetar! Edhe pse qytetaret jane paraqitur dhe kane marre mjekim ne spitalin e Kukesit. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post