Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar mbrëmjen e sotme se mbi 5000 shqiptarë vuajnë dënimin në brugjet e shteteve europiane, ndërsa sipas tij diçka më shumë se aq vuajnë në burgjet shqiptare.
Manjani than ë “Opinion” se në Itali dhe Greqi janë përkatësisht nga 2000 të dënuar, ndërsa më pas vijnë Britania, Gjermania dhe Hollanda, ndërsaargumentoi edhe arsyet se përse shqiptarët i futen rrugës së aktiviteteve të paligjshmë në vendet europiane
“Bëmë në atë kohë një lloj studimi (kur ishte ministër), dhe rezultoi se 5000 shtetas janë në burgje, kudo në Europë përgjithësisht. Rreth 5800 janë në burg në Shqipëri, mesatarisht. 10000 shtetas shqiptar gjenden në burg mesatarisht gjithsej. Çfarë ndodh me krimin? Në Greqi dhe Itali kemi shumicën e të arrestuarve, pothujase çdo moment janë në burg përkatësisht nga 2000 shqiptarë. Pastaj janë shtete si Britania, Gjermani dhe së voni në Hollandë. Ka një mendjelehtësi në Shqipëri, se ku ka punë me lekë nuk pyesim, kemi hesapin të parin pastaj rrezikun, pyesim sa bën o vlla. Kjo nështë pak a shumë arsyeja pse ky lloj krimi, kryesisht trafiku i drogës është mbizotërues në kuptimin e rrëzikshmërisë. Ka qenë më herët prostitucioni. Ky trafik ekziston në shtete me popullsi të madhe sepse Shqipëria është një vend i vogël ku nuk investojnë dot, është si vend tranzit”, tha Manjani.
(F.GJ/FAXWEB.AL)