Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Theodhoros Pangallos, i cilëson të pakuptimta kërkesat e Kryeministrit Edi Rama në lidhje me heqjen e Ligjit të Luftës me Shqipërinë nga Parlamenti grek. Në një shkrim të botuar në të përditshmen greke “To Vima”, Pangallos shprehet se këto pretendime të paraqitura nga Kryeministri shqiptar, në formën e paketës, janë frymëzim turk, e cila nga ana e saj kërkon që të zhvillojë negociata jo mbi bazën e kuadrit ligjor, por të mbështetura në raportin e forcës.
Pangallos ngre pyetjen në shkrimin e tij nëse a e ka siguruar me të vërtetë Shqipëria e zotit Rama një raport të tillë?!
Apo ndoshta mbështetet te premtime marrëdhëniesh të paligjshme, që mund të rezultojnë të kota dhe fatale?! Jo pa ironi, ishministri grek i Jashtëm i PASOK-ut shprehet se hera e fundit që Shqipëria lidhi aleancë kundër Greqisë, ishte me Italinë e Musolinit. Pangallos, duke bërë një historik të marrëdhënieve shqiptaro-greke, shkruan se në vitin 1996 realizon vizitë zyrtare në Tiranë Presidenti i Republikës së Greqisë, Kostis Stefanopoulos. Ministrat e jashtëm të të dy vendeve, Pangallos dhe Serreqi, nënshkruan “Traktatin e Miqësisë, të Bashkëpunimit dhe të Fqinjësisë së Mirë”.
Shkrimi i plotë:
Rrugëtimi i gjatë i Shqipërisë drejt demokracisë postkomuniste filloi më 11 prill 1985. Atëherë vdiq dhe u varros me nderime të mëdha Enver Hoxha, lideri i komunizmit shqiptar, i veccantë në llojin e vetë dhe përkrahës i idesë së ndërtimit të socilaizmit në një vend të vetëm, megjithëse Shqipëria kishte shumë veccanësi dhe ishte një vend shumë i vogël.
Enver Hoxha kishte zhbërë shumë prej zakoneve shqiptare dhe kishte shtetëzuar bujqësinë, aktivitetin kryesor prodhues të vendit. Që prej 1970 e në vazhdim tirania që ai ushtronte merr një karakter tërësisht personal.