21:35 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Ish-ministri i Jashtëm: Nuk ka zgjedhje reale pa opozitën

18:05 | 17/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-ministri i Jashtëm: Nuk ka zgjedhje reale pa opozitën

Albanian Foreign Minister Besnik Mustafaj speaks during an International Conference "The Final Status of Kosovo and the Security in the Balkan" in Tirana 21 October 2006. Mustafaj said that the status of the UN-administered province of Kosovo should be resolved in the end of the year, amid rumours that a decision on its status might be delayed. AFP PFOTO/GENT SHKULLAKU (Photo credit should read GENT SHKULLAKU/AFP/Getty Images)

Shkrimtari dhe diplomati Besnik Mustafaj ka analizuar situatën politike në vend dhe protestën e opozitës. Në rubrikën “Opinion”, Mustafaj tha se zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës lënë të papërfaqësuar gjysmën e shqiptarëve, sipas tij. Ai shton se mungesa e opozitës në Parlament shkakton krizë politike.

“Gjatë 29 ditëve të kësaj protestë ne nuk kemi asnjë hap afrimi për të mundësuar një kompromis midis palëve. Pas një muaji protestës mund të shtohet vetëm shqetësimi, pasi shohim një qeveri absolutisht të painteresuar për kërkesat e opozitës. Nëse Rama i bën zgjedhjet pa opozitën, atëherë realisht vendi nuk ka zgjedhje. Nëse Basha nuk futet në zgjedhje dhe vendi shkon në zgjedhje të reja pa pjesëmarrjen e opozitës, atëherë lihet gjysma e popullsisë e papërfaqësuar në Parlament. Mungesa e opozitës në Parlament shkakton krizë politike”, tha Mustafaj.

Lidhur me mundësinë e një ndërhyrje ndërkombëtare për normalizimin e situatës në vend, Mustafaj tha se është e vështirë të ndërhyhet në këtë situatë, apo të mbahen qëndrime të caktuara. Sipas tij, duke qenë se kërkesa e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme është demokratike dhe e rëndësishme, ndërmjetësit e kanë të vështirë të ndërhyjnë.

“Në mënyrën sesi është shpalosur tabloja e sotme është e mundur të parashikosh se kush kas kredibilitetin e duhur për të ndërhyrë. Në institucionet ndërkombëtare ka gjithnjë një lloj polarizimi. Nga Parlamenti Evropian ka mbështetje që vijnë për Bashën dhe protestën, nga Këshilli Europian ka thirrje për t’u kthyer në Kuvend e nga ana tjetër nuk ka kritika prej tyre për protestën. Por besoj se edhe “shkesi” e ka të vështirë të veprojë duke marrë parasysh kërkesën që ka opozita”, tha ai.

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: besnik mustafajpartia demokratike
Pas

Ambasadori Britanik: Shqipëria në moment kritik për zgjedhjet e lira

Para

Komisioneri Hahn për Ballkanin Perëndimor: Të ndryshojnë liderët politikë, jo të largohen të rinjtë

Para
Komisioneri Hahn për Ballkanin Perëndimor: Të ndryshojnë liderët politikë, jo të largohen të rinjtë

Komisioneri Hahn për Ballkanin Perëndimor: Të ndryshojnë liderët politikë, jo të largohen të rinjtë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.