“Ky i gjashti i ka bërë të gjitha statutet: Të rinisë, të partisë dhe të drejtësisë. Le ta bëjë edhe të policisë. Ne na rroftë demokracia.”
Kështu ka shkruar sot në Twitter ish-ministri Manjani për Fatmitr Xhafajn si ministër i Brendshëm i propozuar nga Rama.
Ai e ka shigjetuar Xhafajn me një listë emërore ku gjendet edhe emri i tij në statutin e BRPSH ose Bashkimi i Rinisë së Punës së Shqipërisë.
Mesa duket ish-ministri Manjani nuk është aspak dakort me zgjedhjen e Ramës për zëvendësuesin e Tahirit, megjithëse Manjani e shigjetoi atë fort në fjalimin e fundit të bujshëm ku la detyrën e ministrit.
Në vend të Saimir Tahirit vjen kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj. Ilir Beqaj zëvëndësohet nga ish-drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu, te Ministria e Shëndetësisë. Në vend të Blendi Klosit te Ministria e Mirëqenies Sociale shkon deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, ndërsa deputeti tjetër Eduard Shalsi zëvëndëson Blendi Çuçin te Çështjet Vendore.
Pas takimit kokë më kokë me Ilir Metën, kryeministri Edi Rama ka shkarkuar ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani në janar.
E ndërsa për tre emra nuk ka kontestime, për Fatmir Xhafajn në postin e Ministrit të Brendshëm opozita ka shprehur kundërshti të forta, madje ka kërcënuar se do të futet në ministri vetëm nëse do të kalojë mbi trupat e PD.
Basha i ka bërë thirrje Nishanit që Xhafën te mos e dekretojë në postin e propozuar. Nishani tentoi të mos dekretonte edhe ministrin aktual të Financave, Arben Ahmetaj, por në minutat e fundit u tërhoq pasi veprimi i tij do të përbente shkelje të rëndë kushtetuese.
(M.D/ Shuplaka)