Ish-ministri i jashtëm nga radhët e PD-së, Besnik Mustafaj, duke folur për zhvillimet e sotme në parlament, ka thënë se Ruçi është treguar arrogant duke I mbyllur mikrofonin Berishës.
Këtë arrogancë ai e shpjegoi duke thënë se qeveria ka arritur në një farë vetëbesimi, sigurie dhe arrogance për shkak të numrit të madh të mandateve që ka.
Mbyllja e mikrofonit të Berishës nga ana e Ruçit ishte arrogancë, se ka pasur shumë raste kur fjalimet zgjasin më shumë. Koha 3 minuta, zgjatja e saj ndodh edhe në parlamentin më të disiplinuar në botë, atë anglez. Arroganca, vetëbësimi dhe siguria që kanë reflektohet nga numri i madh i mandatave,” tha Mustafaj. (B.H/Shuplaka)