Nga Elmaz Sherifi
E mjera Shqipëri. Filozofi Surealist i së Drejtës të katandisi si mos më keq. Pa Gjykatë Kushtetutese, pa Gjykatë të Lartë, pa vetëqeverisje vendore dhe pa shoqeri civile. Por të jemi të vërtetë. Ndërtoi me Lleshin, policinë e “hurit” dhe gazit lotsjellës.
Bëri legjislacionin e “antishpifjes”, qe t’i mbyllte gojën cilitdo që kritikon qeverisjen anarkiste. I hoqi gradualisht kompetencat presidentit, se ishte institucioni i vetëm që nuk e kishte kapur, dhe për ta legjitimuar politikën e tij anarkiste, mendoi t’ia vinte vulën me opinionin e Komisionit të Venecias, si të ishte vendimi i Gjykatës Kushtetutese.
Ja ku erdhi edhe opinioni i Komisionit të Venecias, që i konsideron antikushtetuese procedurat e Dvoranit dhe ligjin që betimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetutese të bëhej në “rrugën e partisë”.
Zbatoni tani Opinionin e Venecias për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetutese dhe atë të KE për ligjin “antishpifje”!