Ish-ministri i Shëndetësisë njëherazi deputet i Partisë Demokratike, Tritan Shehu i ftuar në “Natë me Xhaxhiun” ka komentuar gjendjen e sistemit shëndetëor në Shqipëri dhe largimin e bluzave të bardha.
Shehu tha se sistemi i shëndetësisë në vendin tonë është shumë larg Europës dhe më afër Afrikës Qendrore. Deputeti demokrat akuzoi qeverinë, ku sipas tij e ka futur në një kolaps këtë sistem, duke e centralizuar dhe gllabëruar të paktën 25 milionë euro.
“Ky sistem shëndetësor është në nivelin e fundit në Europë për kujdesin për pacientit. Jo Europën e Bashkuar, por gjithë Europën. Duke e futur në këtë rrugë pa krye të shëndetësisë falas e futen në një kolaps sistemin shëndetësor që gllabëron 25 milionë euro në vit, edhe me centralizimin shëndetësor që i bëjnë sistemit.
Në vitin 2012 një nga shkaqet që humbëm zgjedhjet ishte sistemi shëndetësor. Më shumë se gjysma e të ardhurave në shendetësisë janë paratë direkt, këto përbëjnë gjysmën e shpenzimeve më sistemin e shëndetësisë shqiptare dhe ky është sistemi më antisocial që ekziston.
Po shkojmë gradualisht drejt sistemeve të Afrikës Qëndrore, ku ka abuzime të qarta shëndetësore. Shpenzimet për Check Up-in mund të shkojnë deri në 10 milionë në vit. Një skemë e tillë në audit është një kosto shumë e lartë për një vend benefit shumë të vogël”, u shpreh ai.
Teksa komentoi largimin e mjekëve, deputeti demokrat Shehu tha se lidhet më së shumti me gjendjen ‘katastrofale’ të rrogave.
“Është siptomë e lidhur me shumë elementë, është si pasojë e gjendjes katastrofale të rrogave”, u shpreh Shehu. (J.D/Faxweb.al)