Vetëm pak minuta më parë është raportuar nga mediat e huaja se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur “Emergjencën Globale nga Koronavirusi”, ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, në lidhje me këtë tha se sëmundja, përpos Kinës është duke përhapur edhe në shumë vende të tjera.
Shehu u shpreh në “360 gradë” në oraneës se kjo gjë tregon se kemi të bëjmë me një epidemi e cila duhet vlerësuar me seriozitet.
Ai theksoi se virusi po bëhet virulent, ç’ka është shqetësuese, pasi duhet të ndodhte e kundërta.
“Kanë shkuar deri në 170 të vdekur, kishte shkuar në 130-140 të shëruar, dhe më një përhapje, se kanë identifikuar një rast tjetër në Tibet në pasdite, gjë që tregon se përhapja është në gjithë Kinën dhe ka filluar të përhapet në shumë vende të tjera.
Vdekje nuk ka në vende të tjera, por vetëm në Kinë. Kemi të bëjmë me një epidemi, e rrezikshme sepse nuk dihet origjina e qartë e saj dhe vlerësohet me maksimumin e seriozitet, siç u vlerësuar SARS dikur, ashtu si H1N1, që u vlerësuan me seriozitet nga OBSH në lidhje me epidemi të tilla, pavarësisht se u qetësuan pastaj. Me pasazhet që lexova thuhej se virusi po bëhej më shumë virulent. Kjo është shqetësuese pasi duhet të ndodhte e kundërta”, tha ish-ministri.
(F.GJ/FAXWEB.AL)