Ish Ministri i Shëndetësisë ka lërë sot qelinë për tu rikthyer mes kolegëve në Kuvend për të dëshmuar në komisionin e posaçëm hetimor për Shëndetësinë lidhur me 2 koncesionet, atë të sterilizimit dhe të check up-it. I shoqeruar nga policia dhe me pranga ne duar Beqaj ka hyre ne kryesine e kuvendit kete here jo si deputet por si deshmitar.
Ish ministër i Shëndetësisë është nën hetim nga SPAK për dy dosje. Një atë të sterilizimit dhe një për abuzim me fondet e SASPAK. Ndërsa për dosjen e parë Beqaj po hetohej nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ për dosjen e dytë ai po hetohet nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Hetimit parlamentar i mbaron afati të enjten dhe demokratët kërkojnë shtyrjen e afatit.
Ndërkohë dje dëshmoi për 5 orë në komision Ilir Rrapaj, biznesmeni që fitoi kontratën koncesionare për sterilizimin e pajisjeve spitalore. I ardhur me pranga në Kuvend, Rrapaj mohoi lidhjet miqësore me ish-drejtuesit Ilir Beqaj dhe Klodjan Rjepaj.