Pas lajmit të kapjes në Rinas të një shtetasi izraelit me një pajisje përgjuese, ka reaguar ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka i cili e ka konsideruar një skandal faktin që në Shqipëri hyjnë këto pajisje.
“Skandal. Sot siguria kombëtare në këtë vend është term inekzistent. Skandali që provokoi futja e IMSI CATCHER sot mori përmasa të frikshme. Kapet në Rinas një shtetas i huaj në tentativë për të nxjerrë jashtë vendit një pajisje përgjimi IMSI CATCHER. Policia e mban të fshehur që nga dita e djeshme pasdite dhe pajisjen e kanë dërguar në kundërshtim të çdo procedure në zyrën e Çipës,” shkruan Noka.
Flamur Noka e lidh këtë edhe me Saimir Tahirin i cili u hoq nga detyra e ministrit të Brendshëm.
“Nuk dihet se sa kohë ka operuar kjo pajisje por një gjë është e sigurtë që ka hyrë e ka dalë disa herë dhe që sapo iku Saje Qorri u ngutën ta largojnë nga Shqipëria. Gjithashtu i bëj thirrje prokurorisë të ndërhyjë urgjentisht në sekuestrimin e pajisjes sa nuk është vonë e të zbardhë përdorimin e saj dhe krimin e dyshuar të përgjimeve të bëra. Kjo është pajisja.” shkruan Noka.
Frig është një ndër gazetarët që investuan dhe nxorën skandalin e “Panama Papers”, të kompanive ‘of shore’.
Ai ka jetuar në disa vende të botës sipas punës së tij.
Edhe në Shqipëri ai dyshohet se ndodhej për një rast investigimi.
Sot ai po transferohet nga Rinasi në Drejtorinë e Policisë e Tiranës ku do të merret në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore. Veprimet paraprake u bënë në Komisariatin e Rinasit, ndërsa tani është thirrur prokurori dhe i shoqëruari Frig po sillet në Drejtorinë e Tiranës për të marrë deklarimin dhe procedurat.
Një skaner që identifikon pajisjet përgjuese në ambiente me disa metra katrorë është sekuestruar mesditën e së enjtes në aeroportin e Rinasit.
Aparatura e dyshimtë u gjet gjatë një kontrolli rutinë në bagazhet e një shtetasi izraelit, i cili po largohej nga Shqipëria.
(M.D/ Shuplaka)