Ish-ministri i qeverisë së Fatos Nanos, Marko Bello ka komentuar deklaratën e zv.ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, ku njoftoi shkarkimin e disa diplomatëve ditën e djeshme.
Bello ka thënë në emisioni “Arena” në Ora news se Cakaj nuk ka këllqe për të qenë Ministër i Jashtëm, ndërsa si arsye ka dhënë faktin se nuk e njeh mirë diplomacinë.
“Nuk ka këllqe për të qenë Ministër i Jashtëm. Me këtë nuk themi se nuk ka të drejtë të zgjidhet apo të zgjedhë, por në një sektor të vështirë si dipolacia duhet shumë kohë. Por kjo është përgjegjësi e kryeministrit.
Unë ndoqa me vëmendje deklaratën e Cakajt sot dhe ishte më i qartë sec ishte në deklaratën e detyruar nga sektori i propagandës. Të dëgjosh ministren e Drejtësisë kur flet për mediat nuk del si ministre, por si zëdhënëse që i kanë dhënë të lexojnë atë që i kanë dhënë”, deklaroi Bello.