Deputetja e Partisë Demokratike, Majlindja Bregu dikur ministre e Integrimit Europian në qeverisjen e djathtë ka komentuar qëndrimin që lideri maqedonas Gruevski i VMRO-DPMNE ka mbajtur në lidhje me ligjin për gjuhën shqipe dhe platformën që të gjitha partitë shqiptare u dakortësuan. Ajo ka thënë se tashmë nuk ka më dyshim në “seriozitetin” që pa pasur Gruevski për shqiptarët gjatë qeverisjes së tij.
“Në rast se ndokush ka patur ndonjë dyshim se sa “serioz” ka qenë Gruevski si Kryeministër në respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, alias respektimin e marrëveshjes së Ohrit, le të bindet sot” shkruan Bregu.
Ajo po ashtu shton se Nikola Gruevski këmbëngul aq shumë për mospasjen e një platforme shqiptare në qeveri sa mund të bëjë edhe burg.
“Gruevski është gati të vuajë edhe burg, mjafton të mos ketë platformë shqiptare në qeverinë e ardhshme” shprehet ish-ministrja Bregu.
Pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në Maqedoni asnjëra prej partive nuk siguroi mbështetjen për të krijuar e vetme qeveri. Gruevskit i skadoi afati dhe nuk arriti të ribënte një koalicion me BDI e Ali Ahmetit. (M.D/ Shuplaka)