Deklaratat e bëra mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” nga ish-Miss Shqipëria 2007, Egla Harxhi në lidhje me dëshirat e saj për të bërë seks tresh ka sjellë reagimin e një personazhi të njohur të kulturës, Agim Hushi.
Gjatë intervistës së saj ajo ka folur për raportin e saj me femrat si dhe thirrja për një jetë seksuale të lirë dhe pa kufizime duket se ka ngjallur frikën edhe te tenori Hushi.
Postimi i Agim Hushit:
OMG! Që neser do kërkoj një shtëpi në pyll. Dhe Kristinën do ta mbajë mbyllur ca ditë… Po shoh një femër që bën thirrje në TV, që gratë të lenë burrat. “Të çlirohen”, thote ajo. “Të bëjnë revolucion punk”.! Seksi treshe, dy femra dhe një mashkull, thotë ajo- është i duhuri. Miqtë e mi, ajo largohet nga Shqipëra pas disa ditësh. Kështu që deri atëherë; kujdes gratë dhe familjët”. (A.R/SHUPLAKA)