Ish-presidenti Bujar Nishani në një intervistë për gazetaren Ambrozia Meta në televizionin Faxnews, diskutoi për risqet që e presin vendin tonë, nëse popullsia vazhon të plaket apo të migrojë në mënyrë masive.
Duke iu referuar të dhënave të Instat, për ish presidentin fajtor është shteti, sepse kushtet e papërshtatshme dhe mungesa e besimit kanë detyruar jo vetëm të rinjtë, por edhe qytetarë të moshës së mesme të gjejnë të ardhmen diku tjetër. Nishani u shpreh se nësë ky fenomen do të vazhdojë me të njëjtat ritme gjatë një 10-vjeçari në vazhdim, në mund të shpërbëhemi jo vetëm si shtet por edhe si poppullatë.
“Unë do të preferoja nga të gjithë institucionet shtetërore, nga të gjithë aktorët politikë të jemi sa më shumë transparent në të dhënat që disponojnë. Brenda një 10 vjeçari të dytë ne rrezikojmë të çbëhemi si shtet dhe popullatë. Padyshimi që plakja ka ndikimin e tyre, madhorja është largimi masiv i qytetarëve si shkakt të emigracionit.
Ulja e numrit të lindjes në raportin me atë të vdekjes është trend global.
Ajo që duhet të na shqetësojnë janë largimet masive, jo vetëm si një përceptimi por si trend e zgjedhjes së shqiptarëve. Jo vetëm të rinjtë por edhe mosha mesatare kërkojnë të gjejnë të ardhmen diku tjetër.
Edhe pse janë koshient se diku tejtër nuk do kenë atë ndjeshmërinë që do të gjejnë në vendin tonë. Unë s’besoj se të gjithë janë koshientë që nuk do bëhen milionerë apo miliarderë, sepse kjo i takon një numri i caktuar njerëzit.
Të rinjtë kanë një mungesë besimi, ndaj edhe zgjedhin të largohen.
Mungesa e besimit vjen për shkak të degradimit të elementëve që funksionojnë në shoqëri dhe padyshim është përgjegjësi shteti, politika.
Përtej faktorëve ëshë përgjegjës politika dhe ata që kanë marrë besimin e
qeverisjes dhe kanë detyruar qytetarët të largohen. Po largohen njerëzit e arsimuar të rinjtë”, u shpreh ai.
Për ish Presidentin, stresi dhe papunësia janë disa nga faktorët që po detyrojnë të rinjtë të largohen. Ndërkaq ai thekson se 70 % e të rinjve në Shqipëri janë të papunë.
“Kanë nevojë të kenë një nevojë të largimit të stresit. Në rradhë të parë kemi arritur në një situatë ku ambjenti që na rrethon çdokënd është me nivele ekstreme të stresit. Të rinjtë duhet të ndjehen të lirë për të ndjekur potencialet e tyre. Politika në tërësi është ajo e kufizimit. Tek arsimimi në rradhe të parë edhe te papunësia, dhe jo vetëm Instat kanë konstatuar se 70 % janë të papunë, por edhe raporte të tjera”, tha ai.
Nishani jo vetëm paralajmëroi shbërje të shtetit, nëse situata vazhdon me të njëjtën ritëm, por kërkoi nga qeveria të marrë masa në drejtim jo vetëm të rinjve, por edhe pensionistëve.
“Kur mund të flasim si shpërbërje të shtetit flasim për shumë faktorë. Plakja e popullsisë do jo vetëm një trajtim ekonomik por edhe më social. Riciklimi i të ardhurave do të thotë që mungojnë të ardhurat për një tematikë sociale.
Në raport të pensioneve janë marrë vendime të dhimbshme. Çelësi i marrjes së vendimëve është midis raportit të brezit që gjeneron të ardhura dhe atij që merr të ardhura. Ndërsa brezi që gjeneron të ardhura largohet prishet ky raport dhe shoqëria shkon drejt kolapsit”,tha Nishani.
Nuk ka munguar edhe komenti i ish presidentit , për korigjimin e territorëve midis Kosovës dhe Serbisë. E pyetur nga gazetarja sesa i rrezikshëm është dhe çfarë pasojash mund të ketë për rajonin, Nishani u shpreh se do të jetë një gozhdë destabilizmi për Ballkanin.
“Korigjimi do të thotë shkëmbim territoresh, edhe pala serbe e ka pranuar shkëmbimin. Territoret që janë diskutuar për t’u shkëmbyer banohen nga shumica e shqiptarëve. Procesi i shkëmbimit të Kosovës, do të ç’bëjë gjithë situatën e Kosovës. Do të ngulë si goshdë në Ballkan destibilatetin e rajonit. Stabiliteti i Ballkanit është në interesit të të gjithë. Lë hapësira për të injektuar procese nacionalizmi dhe të fobive ndaj njëri tjetrit.
Serbia ka një platformë në atë ç’ka adreson përmes korigjimit. Serbia që pas Luftës së Dytë Botërore ka mundur të injektojë një ndjenjë hemogjonie. Me ç’bërjen e ish Jogosllavisë u ç’bë edhe hemogjonia serbe, pra mbi të tjerët. Nuk mund të ketë hemogjoni mbi të tjerët, por si duket se Serbia ende e ushqyen këtë ndjenjë përmes nacionalizmit”, u shpreh ai.
Ndërkaq për qëndrimin e SHBA-ve ndaj Kosovës , ish presidenti theksoi se amerikanët e kanë shprehur qëndrimin e tyre që me njohjen e Kosovës dhe vendosjen e institucioneve atje.
“Në artikulimet diplomatike nuk ka qëndrime të njëanshme. Qëndrimi i SHBA-së është dhënë që me njohjen e Kosovës dhe nuk ka vend për dyzime se janë interpretimi të ngjyrosuara nga ana e propagandës serbe.
Serbia e ka kuptuar se nuk mund të vazhdojë me lojën e ndërtimit të situatës ndërkombëtare, por edhe i shëbejnë politikave të vendeve të treta”, tha ai.
(J.D/Faxweb.al)