Ish Presidenti amerikan, Bill Clinton, nuk mund t’i mbante sytë hapur gjatë përurimit të Joe Biden në Capitol dhe fotot e tij bënë xhiron në internet.
Sytë e tij u mbyllën ndërsa Biden mbajti fjalimin e tij të parë presidencial, pasi u betua 10 minuta përpara afatit.
Momenti u kap nga qindra kamera të lajmeve të pranishëm dhe shikuesit nxituan për të bërë shaka në rrjetet sociale.
Clinton, 74-vjeç, ishte ulur pranë gruas Hillary dhe prapa ish Zëvendës Presidentit Mike Pence, të gjithë dëgjonin me vëmendje ndërsa Presidenti Biden fliste.
Që nga largimi nga detyra, Clinton ka marrë pjesë në gjashtë inaugurime, përfshirë George Ë. Bush, i cili e mori presidencën në vitin 2001.