Ish-Presidenti i Ukrainës, Viktor Yushchenko, në një intervistë të dhënë për “BBC”, thotë se shpreson që Evropa të zgjohet pas kërcënimit të paraqitur nga Rusia pas trazirave në Salisbury.
Katërmbëdhjetë vjet më parë, kur Yushchenko kandidonte për President, i ishte bërë një tentativë për helmin.
“Kur erdha në shtëpi dhe putha bashkëshorten time, ajo më tha ‘Buzët e tua kanë shije metali’. Unë po darkoja me kreun e shërbimit sekret të Ukrainës dhe zëvendësin e tij. Sipas hetimeve, lënda helmuese ishte hedhur në orizin që u shërbye në tavolinë.
Më dërguan menjëherë në spital. Isha enjtur në pjesën më të madhe të trupit. Koka më ishte bërë shumë e madhe. Dhimbja u shpërnda nëpër të gjithë trupin”, u shpreh ai për gazetarin e “BBC”.
“Mendoni se ishte Vladimir Putin ai që dha urdhrin për helmimin tuaj? “, e pyet gazetari.
“E kam një përgjigje por nuk mund ta them”, u shpreh ai.
(E.K/FAXWEB.AL)