06:18 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sociale

Ish-prostituta dhe nëna e një vajze me kancer, s’do jua priste mendja kurrë që këto të bëheshin bashkë

15:45 | 03/12/2016
në Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-prostituta dhe nëna e një vajze me kancer, s’do jua priste mendja kurrë që këto të bëheshin bashkë

Rovena, është një ish-prostitutë 25-vjeçare, ndërsa Flora është nëna 62-vjeçare e një vajze me kancer.

Në kushte normale këto dy femra nuk do bashkoheshin kurrë, por një qendër sociale në kryeqytet e quajtur “Shtëpia e përbashkët” e ka arritur këtë.

Rovena është 25 vjeçe, ka lindur në Kavajë por me vdekjen e prindërve, jeta e saj do të merrte një rrjedhë tjetër. Kur ngeli jetime, ishte tezja e cila e mori në shtëpinë e vet por qëllimi qe ta nxirrte në rrugë për të lypur.

“Deri 14-­15 vjeçe isha te tezja në Kavajë, por ajo më rrihte e më nxirrte të lypja. Haja bukën e nga fytyra më rridhte gjaku. Prandaj ika dhe erdha për në Tiranë, ku mësova dhe rrugën e keqe, por isha e detyruar që të mbijetoja. Nuk dija gjë tjetër vetëm të lypja, por kur të shohin të re, nuk të japin lëmoshë, ndaj nisa të shisja trupin. Disa vite më pas, nuk e mbaj mend saktësisht sa vjeçe isha, linda vajzën time të parë, më pas djalin dhe një vajzë tjetër. Nuk kisha ku t’i mbaja, sepse më duhej të punoja dhe nuk doja të rrinin aty afër meje e të më shikonin, prandaj i dërgova në jetimore”, tregon Rovena.

rovena

Ndërsa Flora 62-vjeçare e cila është pensioniste, ka lënë të bijën e sëmurë me kancer në të njëjtën qendër sociale.

“Vajza ime e vetme është diagnostikuar me kancer në shtator. Nuk di më ku kam kokën dhe vetëm kur vij këtu në qendër gjej qetësi. Bisedat që bëj me drejtoreshën më japin shpresë dhe kurajo. Këtu nuk marr vetëm një vakt, por gjej dhe mbështetje. Vajza ime, Flora është 54 vjeçe, ajo punonte në punë të zezë në Itali dhe nuk ka qenë asnjëherë e siguruar. Gjatë punës, rrëshkiti dhe tashmë ka pesë pika gjaku të mpiksura në tru, por para disa muajsh ajo zbuloi se ishte me kancer në gji.”, tregon Flora.

flora

“Shtëpia e Përbashkët”, është një prej Qendrave Sociale në kryeqytet, hapur nga Bashkia e Tiranës, në shërbim të njerëzve me pamundësi ekonomike. Qendra ndodhet në Laprakë, në rrugën  “Dritan Hoxha” dhe është hapur para pesë vitesh, por në atë kohë ofrohej vetëm çaj.

Ndërkohë së fundmi Bashkia, ka bërë riparimin e ambienteve dhe ofron shumë shërbime të reja. Një prej tyre, që është përditë plot, është mensa, ku mund të hash vaktin e drekës.

Por sidomos, ata prindër të cilët kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, ose me probleme, mund t’i lënë fëmijët e vet, në qendër, nën kujdesin e psikologeve.

Të dyja gratë, edhe Flora por edhe Rovena, e cila thotë që e ka lënë jetën e rrugës,  e vizitojnë rregullisht këtë qendër, takojnë fëmijët e tyre por edhe bisedojnë me njëra tjetrën për fatkeqësitë që i kanë ndodhur në jetë. Dy jetë fatkeqe brenda së njëjtës Qendër sociale…

 

Etiketa: jete e veshtireqender sociale
Pas

Aksident në Pishkash, makina del nga rruga dhe përmbyset tërësisht (FOTOT)

Para

Zbardhen përgjimet për pedagogët në Shkodër, Babai-Vajzës: Shko jepi veglën

Para
Zbardhen përgjimet për pedagogët në Shkodër, Babai-Vajzës: Shko jepi veglën

Zbardhen përgjimet për pedagogët në Shkodër, Babai-Vajzës: Shko jepi veglën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim mbrëmjen e sotme me Netanyahun: Duhet ta zgjidhim këtë çështje!

Avokati Leonard Karaj: Burgosja e Ervin Salianjit pë Ramën ishte “gol politik” por Salianji do të sjelli sinergji të reja në PD

Veliaj mbetet në burg/ Avokati Leonard Karaj: Vendim i pritshëm, SPAK ka vendosur një standard të ri

Kredi pa kolateral për fermerët, qeveria jep 30 mln euro garanci sovrane

Operacioni i Europol/ Trafikuan tonelata kokaine e hashash, arrestohen 28 pjesëtarë të “Ndrangheta”-s. Mes tyre një grup shqiptar, roli i tyre

Humbi jetën duke shpëtuar dy turistë në liqen, Bashkia Shkodër: Akt heroik me fund të hidhur, ngushëllime familjes Alamani

Tarifat e Trump, presidenti: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

Përfundon takimi i Ramës në Bashkinë e Durrësit/ U kërkon drejtueseve të japin dorëheqjen

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.