Policia e Pogradecit ka arrestuar ish punonjësin e Thesarit në Bankën e Shqipërisë, Emiljano Lamçe, i dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Ai është arrestuar në Pogradec, konkretisht në Tushemisht, pasi është dënuar me burg gjykata e shkallës së parë në Tiranë dhe ajo e Apelit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shërbimet e Policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Tushemisht, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Emiljano Lamçe, 35 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr 1819 datë 27.05.2015 (lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë më datë 22.09.2016 ) e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale: “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Veprimet e mëtejshme proceduriale lidhur me këtë rast do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post