Ish-drejtori i Inteligjencës Kombëtare, James Clapper, dhe ish-drejtori i CIA-s, John Brennan, kritikuan ashpër ndaj Trumpit, pasi presidenti Trump i cilësoi të dy ata si amatorë politikë për mbështetjen që i kanë dhënë konsensusit mes agjencive të inteligjencës, se Rusia ndërhyri në zgjedhjet amerikane.
“Ai na cilësoi amatorë politikë, sepse po përpiqej të delegjitimonte vlerësimin e Inteligjencës. Duke mos u përballur me çështjen dhe duke mos i thënë Putinit se ne e dimë që është përgjegjës, ai e fali. Kjo i tregon Putinit se Donald Trump mund të mashtrohet nga udhëheqësit e huaj, që i bëjnë apel egos së tij dhe luajnë me pasiguritë e tij, diçka shumë shqetësuese nga pikëpamja e sigurisë kombëtare”, deklaroi ish-drejtori i CIA-s, Brennan.
sipas James Clapper tregon dobësi përpara udhëheqësve të fuqive rivale.
“Mendoj se Trump ndikohet shumë kur i nxjerrin tapetin e kuq dhe i bëjnë nderime të ngjashme. Kjo e tërheq, por vë në dukje pasiguritë e tij. Unë mendoj se kinezët dhe rusët mund t’ia hedhin Trumpit”, deklaroi ish-shefi i Inteligjencës Kombëtare, Clapper. Zyrtarë të administratës “Trump” i cilësuan këto kritika qesharake dhe thanë se askush nuk po ia hedh presidentit amerikan.