Ish-shefi i komisariatit të Kurbinit Dritan Metaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Metaj kërkon zbutjen e masës së sigurisë, arrest me burg që u la në fuqi nga Apeli i GJKKO. Metaj u arrestua gjate operacionit “Flakë në det”. Ai dyshohet sipas SPAK se ka ndihmuar baronin e drogës Gëzim Çela në aktivitetin kriminal të trafikut të drogës dhe mos kapjes nga policia si person në kërkim.