21:11 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Ish-shefi i policisë Krenar Ahmetaj në listë për organet e rivlerësimit të gjyqtarëve

10:16 | 13/02/2017
në Kryesore, Te Gjitha
0
Ish-shefi i policisë Krenar Ahmetaj në listë për organet e rivlerësimit të gjyqtarëve

Për organet e reja që do të nisin punën për Vettingun në sistemin e Drejtësisë dhe vlerësimin e gjyqtarëve kanë shprehur interesimin e tyre rreth 190 kandidatë. Ata do të merren në shqyrtim nga zyra e Avokatit të Popullit dhe më pas do të nisin punën.

Një prej atyre që kanë shprehur interesimin për këtë post është edhe Krenar Ahmetaj. Një emër i njohur ky përsa i përket lidhjeve të tij me poste në sistemin e drejtësisë.

Po kush është Krenar Ahmetaj:

BEMAT E KRENAR AHMETAJT NGA PERPLASJA ME ESKORTEN E KRYEMINISTRIT E LIDHJA ME ZINXHIRE PER TE NDALUAR PROTESTEN PS

Gjatë kohës që mbante postin e shefit të sigurisë rrugore, 2007- 2008  Krenar Ahmeti ishte i njohur nga qytetarët e Tiranës për veprime  arbitrare madje me një dhunoi dhe fyeu një prokurore, Elizabeta Imeraj dhe bashkëshortin e saj,  avokat Agron Bajri dhe gjykata e dënoi  me gjobë për “shpërdorim detyre”. Përplasja me makinë në gjendje të dehur me eskortën e kryeministrit të vendit, Sali Berisha, më 13 janar 2009 i kushtoi shkarkimin nga detyra.

Ndërsa më 26 qershor 2009 realizoi një “show” publik, teksa u fut poshtë një makine të tonazhit të rëndë që po transportonte pajisjet për të ndërtuar skenën ku do të zhvillonte PS-ja mitingun e fundit për të kundërshtuar rezulatin e zgjedhjeve, pasi sipas PS-së zgjedhjet ishin vjedhur. Krenar Ahmeti, atëherë ishte larguar nga posti  Shef Qarkullimi në Tiranë  u lidh me pranga poshtë një kamioni, mbi të cilin ishin paisjet e skenes ku do të mbanin fjalën e tyre përfaqësuesit e PS-së para kryeministrisë. Policia e quajti protestën të paligjshme dhe kishte vendosur kordon për të mos lejuar protestën por turma e simpatizantëve PS ka çarë kordonin e punonjësve të policisë, ndërsa Ahmeti është futur me shpejtësi poshtë mjetit që priste të lëvizte. 

Ai ishte lidhur me pranga në pjesën e poshtme të automjetit, pikërisht në pjesën e rrotave të përparme. Thirrjeve të vazhdueshme për të dalë që andej janë injoruar nga ai. Pas disa minutash, dikush e ka urdhëruar që të dalë prej andej. Në atë kohë dikush thoshte se ai u bind nga vetë ministri i Brendshëm i asaj kohe dhe drejtori i Përgjithshëm i
Policisë së Shtetit.  Ahmeti u justifikua tek eprorët pas ngjarjes se: “Zbatova urdhrat, pasi mitingu ishte i paligjshëm”.
Në vend të Krenar Ahmetit, Tonin Vocaj, atehere Drejtori i Policisë së Tiranës emëroi Nazmi Shulin.

CV E KRENAR AHMETIT
Krenar Ahmeti ka lindur në 1978-ën,  është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ne vitin 1998 ka mbaruar Akademinë në Turqi me rezultate të shkëlqyera; në vitet 1998-99, ka punuar në Komisariatin e Policisë në Burrel; në vitet 1999-2005 ka punuar tek Forcat Speciale në Tiranë; në vitet 2005-2007 ka punuar në Strukturat Speciale të Anti-Krimit; në vitet 2007-2008, Shef Qarkullimi në Tiranë me gradën ” Kryekomisar”. Në 2003-2004, ka qënë në Akademinë Franceze. Në vitet 2004-2008, diplomohet për “Psikologji”, dega “klinicist”. (E.K/SHUPLAKA)

Ish-shefi i policise Krenar Ahmetaj
Etiketa: Krenar AhmetajSHEFI I POLICISE
Pas

Çahet diga në SHBA, evakuohen 188.000 njerëz nga frika e përmbytjeve

Para

Goditi 6 herë me thikë djalin dhe u vetëvra, burri i shqiptares në polici: Më tha se…

Para
Goditi 6 herë me thikë djalin dhe u vetëvra, burri i shqiptares në polici: Më tha se…

Goditi 6 herë me thikë djalin dhe u vetëvra, burri i shqiptares në polici: Më tha se…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

Italia gjobit me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein

Stuhia “Floris” godet Britaninë dhe Irlandën, mijëra familje mbeten pa energji elektrike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.