Ish-shoku i Xherdan Shaqirit, Charlie Adam ka paralajmëruar Liverpoolin për sjelljen e shqiptarit në fushë.
Adami e ka përshkuar mesfushorin nga Gjilani në ‘sytë’ e Liverpoolit si një ndër futbollistët më të mirë dhe se e meriton të jetë pjesë e “The Reds”, por ka vënë pikëpyetjen në angazhimin e tij në pjesët më të rëndësishme të sezonin. Në një deklaratë mesfushori u shpreh se:
“Ai është një lojtar i madh, në disa pjesë të sezonit ai luajti mirë për në. Ama, në situatat vendimtare, ai nuk shfaqej kur ne kishim nevojë më së shumti dhe kur mbroheshim në betejën për të mbijetuar në Premierligë.
Ai është lojtar që mund të ta fitojë ndeshjen, por nganjëherë ishte e vështirë të luash në një ekip me të. Trajneri e lejonte atë të bënte gjëra të tilla“, u shpreh 32-vjeçari nga Skocia.
(E.V/Faxweb.al)