Filipo Inzagi, ish-sulmuesi legjendar i Milanit, mund të bëhet trajner i Kombëtaresë Shqiptare.
Gazetari Italian Xhanluka Di Marzio ka publikuar prapaskenat e negociatave mes dy palëve dhe ka treguar se e vetmja pikë për të cilën palët ende nuk kanë rënë dakord është ajo financiare.
Për këtë pikë do të jetë e vështirë që palët të bien dakord por Federata Shqiptare er Futbollit po provon të bindë Inzagin.
Skuadra e Venecias, ku aktualisht është i kontraktuar Inzagi duket se nuk do t’i nxjerrë problem për t’u bërë trajner i Shqipërisë.
Presidenti i Venecias është i gatshëm ta lejojë Inzagin të largohet për drejtimin e një ekipi kombëtar.
Inzagi ka qenë sulmues i Milanit për shumë vite djhe një ndër sulmuesit kryesor të tij së bashku me Shevçenkon. Ai ka një karrierë mjaft të suksesshme në Europë dhe është një ndër sulmuesit që ka shënuar më së shumti në Champion League. (B.H/Shuplaka)