ish-futbollisti ukrainas i Milanit që ka shkruar historinë me ekipin e “djallit”, Andry Shevchenko, është shfaqur mjaft kritik me ish-ekipin e tij pasi I duket një skuadër e improvizuar dhe pa plan.
“Nuk e di se ku mund të shkojë ku Milan i ri. Ka dy mënyra të ndryshme për të arritur rezultate: Duke i programuar gjërat dhe duke improvizuar. Mua me duket se te Milani gjërat janë të improvizuara, nuk ka një plan afatgjatë dhe të qëndrueshëm”, tha Shevchenko për “football.ua”.
Ai u tregua kritik edhe për merkaton ku krtikoi trajnerin Montella.
“Trajneri Montella kishte një vision dhe strategji, por gjatë kësaj periudhe duhej të kishte lëvizur më shpejt në ndërtimin e skuadrës. Kanë ardhur kaq shumë lojtarë të rinj. Kanë blerë një lojtar në një pozicion të caktuar dhe pas një muaji vjen një tjetër lojtar, po në atë rol. Këto janë vendime të improvizuara”, shprehet Shevchenko, që pavarësisht kritikave shprehet se uron më të mirën për skuadrën e zemrës: “Unë uroj që të shkojnë sa më lart edhe pse nuk e di se cilat janë objektivat”.
Shevçenko është një nga sulmuesit që ka shënuar më shumë në Champions League, ai fitoi këtë trofe me Milanin në vitin 2003, duke qenë një ndër protagonist absolute të atj sezoni. (B.H/Shuplaka)