12:18 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ish-të burgosurit politikë, Ndregjoni në ”Fax News”: Dëmshpërblimet janë bllokuar!

14:58 | 16/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-të burgosurit politikë, Ndregjoni në ”Fax News”: Dëmshpërblimet janë bllokuar!

Presidenti i Unionit të të Burgosurve e të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni ka qenë i ftuar sot në ‘’Fax News” ku ka diskutuar në lidhje me deklaratat e përfaqësuesve të qeverisë.

Duke iu referuar deklaratave të ministrit Arben Ahmetaj, ai thotë se e gjitha kjo është një hipokrizi. Po ashtu Ndregjoni thotë se në Ministrinë e Drejtësisë është shkrirë sektori që merret me ish-të burgosurit politikë.

Një pjesë e tyre, pak ditë më parë protestuan duke i zënë derën ministres së drejtësisë, teksa ajo doli nga hyrja tjetër.

‘’Dëmshpërblimi nuk është lëmoshë e qeverisë. Deklaratat e Ahmetajt janë një hipokrizi. Shoqëria po përballet me hipokrizi.

Ministria e ngriu dhe e shkriu sektorin që merret ne dëmshpërblimet që merret me çështjet e ish-të burgosurve politikë. Sot punonjësit janë ndarë në dikastere të tjera. 

Problemi i dëmshpërblimit duhet te mos trajtohet politikisht, por ai është një ligj detyrues kushtetues për ata qytetarë që përballuan vuajtjen, plumbin, torturat nga një regjim diktatorial.

Problem i dytë është, se rreth 1000 të përndjekur i kanë dorëzuar dokumentet pas afatit dhe duhet të kalojnë kohë t’u dëmshpërblyer. Qeveria shqiptare ka thënëqë do të japë çdo këst. Qeveria e PS-së ka dhënë tre këste për 2 mijë të burgosur politikë që janë gjallë.

Dëmshpërblimi, nuk jepet për ata që kanë humbur nënën, babën apo motrën. Të shohësh se çfarë kanë hequr trashgimtarët është e ngjashme me atë që kanë hequr vetë të burgosurit politikë.

Nuk merrnin të drejtën për arsim, edhe në shkollë ishin të paragjykuar. Këta njerëz kishin kaluar një traumë shumë të madhe. Të përndjekurit politikë nuk duan asgjë nga shteti i tyre, përveç asaj që e parashikon kushtetuta.

Të burgosurit politikë kanë kryer punët më të vështira, si tharja e kënetave, apo nxjerrja e kromit në miniera”, u shpreh Ndregjoni.

(E.K/FAXWEB) 

Etiketa: ndregjoni
Pas

Dy metoda natyrale që shmagin ndjesinë e të përzierave

Para

Era Istrefi paska bërë bashkëpunim me Sia-n, por nuk do të publikohet kurrë

Para
Era Istrefi paska bërë bashkëpunim me Sia-n, por nuk do të publikohet kurrë

Era Istrefi paska bërë bashkëpunim me Sia-n, por nuk do të publikohet kurrë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Diplomacia e Selisë së Shenjtë, WSJ: Samiti Rusi-Ukrainë në Vatikan mund të mbahet në mesin e qershorit

Elon Musk viziton Pentagonin, pritet nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth

Ish-kreu i inteligjencës britanike: Lufta e Izraelit, kërcënim për Evropën e botën

Gonxhja më i votuari në Tiranë: S’ka lidhje me Bashkinë, por përgjegjësia është e madhe

Anija luftarake e Koresë së Veriut dëmtohet gjatë lëshimit, Kim Jong Un “shpërthen” në akuza dhe thërret mbledhje urgjente

Mbështetje e përshtatur nga SHBA për reformimin dhe modernizimin e sistemës penitenciare shqiptare

Dosja 5D, GJKKO rrëzon kërkesën për ndarjen e çështjes për 4 për të pandehurit

OKB fillon shpërndarjen e ndihmave në Gaza për herë të parë që nga marsi

Panik në ajër, avioni në Indi goditet nga breshër dhe përplaset me zog pas turbulencave

U nda sot nga jeta, çfarë deklaroi Lame kur u dorëhoq nga drejtimi i Kadastrës: Tërheqja ime ‘dhuratë’ për ditëlindje! Më duhet të kujdesem për shëndetin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.