Ish të përdjekurit ka deklaruar se Edi Rama po i përçan ata dhe po krijon parti me nëpunës administrate. Reshat Kripa ka deklaruar se po qarkullon një lajm që në datën 28 Janar në sallën e Pallatit të kongreseve do të organizohet një kuvend kombëtar me të përdjekurit politikë ku do të shpallet dhe një parti e tyre, dhe sipas të dhënave do të jetë anëtari i komisionit të posatçsëm të partisë Socialiste dhe kryetari i Institutit, Bilal Kola.
“U bëjmë thirrje ish të përdjekurve politikë të vërtetë që të mos marrin pjesë në këtë kuvend sharlatanësh pasi është kuvend hipokrit dhe i organizuar nga ish anëtarët e regjimit komunist. U bëjmë me dije se kjo është manovër politike e sharlatanit Edi Rama që më këtë metotë kërkon të shpërndajë të përdjekurit politikë dhe nuk do tia arrijë kurrë”, tha Kripa.
Po kështu edhe Besim Ndregjoni një tjeter i ish-përndjekur deklaron se shoqatat tona denoncojnë levizjen politike përçarëse të një kryeministri që përbuz të përdjekurit politikë, të një kryeminsitrit që kur dënoheshin krimet e komunizmit nga Këshilli i Europës, ai u jepte urdhër grupit parlamentar të Ps të mos vototin dënimin e krimeve të komunizmit.”Ky sharlatan kryeministër po bën një lëvizje politike me nëpunësit e administratës së tij për të gjoja një konres dhe një parti. Partia e të përdjekurve është partia kundër komunizmit dhe e lirisë. Parti të formuar nga Edi rama, për të gjithë ish të përdjekurit shqiptarët është një fyerje dhe ta përbuzin këtë nisëm të Edi Ramës. Ish të përdjekurit të mos bashkohen me një kryeministër të fyen poetin Hazni Nela, që i fyen të përdjekurit duke ndërtuar bunkere”, deklaroi ai. (J.V/Shuplaka)