09:01 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ish-trajneri i Partizanit mbetet i papunë, mbijetoi vetëm dy ndeshje në Kinë

19:04 | 21/03/2017
në Sport, Te Fundit
0
Ish-trajneri i Partizanit mbetet i papunë, mbijetoi vetëm dy ndeshje në Kinë

Ish-trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, duhet të fillojë të kërkojë shumë shpejt një sistemim të ri, pasi aventura e tij e fundit në Kinë, te Vuhan Zall, është mbyllur pa filluar mirë.

Pas largimit nga klubi kryeqytetas, Sormani nuk vonoi të gjente shpejt një klub të ri, pasi iu bashkua stafit të Çiro Ferrarës në kampionatin kinez të futbollit. Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Italisë drejtonte Vuhan Zall në kategorinë e dytë kineze dhe Sormani, bashkë me Xhovani Macela që e ndiqte hap pas hapi në aventurën shqiptare, në fundin e janarit udhëtuan drejt Azisë.

Por gjërat nuk shkuan ashtu siç pritej dhe Vuhan Zall, në dy ndeshjet e para të sezonit, pësoi dy humbje radhazi. Kaq u mjaftoi drejtuesve të skuadrës për të dekretuar se projekti i Çiro Ferrarës ishte i dështuar dhe ai iu shkarkua nga detyra, bashkë me stafin e tij.

Kësisoj, Sormani dhe Macela po bëjnë gati valixhet për t’u kthyer në Europë, në kërkim të një skuadre të re dhe një projekti të suksesshëm, duke llogaritur se ato të muajve të fundit janë mbyllur me dështime.

(M.D/ Shuplaka)

 

 

Etiketa: FK PartizaniFutboll
Pas

Tahiri tregon se më kë do të bëjë koalicion PS para “18 Qershorit”

Para

“Më vjen keq për njerëzit”, presidentja e Koresë së Jugut merret në pyetje pas skandalit korruptiv

Para
“Më vjen keq për njerëzit”, presidentja e Koresë së Jugut merret në pyetje pas skandalit korruptiv

"Më vjen keq për njerëzit", presidentja e Koresë së Jugut merret në pyetje pas skandalit korruptiv

Discussion about this post

 



Të Fundit

Friedrich Merz i bën thirrje Izraelit të lejojë ndihmën humanitare në Gaza

Arrestohet autori i vrasjes së 41-vjeçarit shqiptar në Greqi

Vrasja në Madrid/ Kush ishte këshilltari presidencial ukrainas Andriy Portnov

Sot seancë plenare në Kosovë, tentativa e 20 për konstituimin e Kuvendit

FMN: Rritja ekonomike 4% në Kosovë, inflacioni 2.25% gjatë vitit 2025

Nxorri armën dhe e qëlloi në fytyrë/ Arrestohet autori i vrasjes së Altin Arapajt në Greqi! Cilat janë pistat ku po heton policia

Vrasja në Madrid/ Kush ishte këshilltari presidencial ukrainas Andriy Portnov

Harta e divorceve, shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.