20:28 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Ish-ushtaraku rrëfen: Me rrogën nuk paguajmë dot pampersat për fëmijët, detyrohemi të ikim

07:22 | 27/12/2016
në Kryesore, Sociale, Te Gjitha
0
Ish-ushtaraku rrëfen: Me rrogën nuk paguajmë dot pampersat për fëmijët, detyrohemi të ikim

Shumë prej ushtarakëve që janë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, kanë shprehur jo pak herë shqetësimin e tyre se puna dhe misioni që kanë nuk vlerësohet si duhet. Nuk gëzojnë respektin e statusit, e ushtrojnë profesionin  e tyre shpeshherë edhe në kushte shumë të këqija dhe sërish paguhen pak.

Ndoshta Ministria e Mbrojtjes mbrohet nën petkun se situate mund të ketë lëvizur vitin e fundit, por sërisht nga terreni situata nuk paraqitet aspak e mirë. Pak ditë më parë u njoftua se nga rradhët e ushtrisë ka shumë largime.

Kjo cilësohet një vepër penale dhe prishja e kontratës me Ministrinë e Mbrojtjes në mënyrë të njëanshme konsiderohet vepër penale. Madje në Gjykatën e Tiranës vetëm për vitin që po mbyllim janë të regjistruara 18 çështje penale, që lidhen me mosparaqitjen në detyrë të ushtarakëve. Shumica e tyre konsiderojnë problem pagat e ulëta dhe tranferimin për një punë më të mirë brenda apo jashtë vendit.

Një prej të pakënaqurve është dhe ish-ushtaraku me emrin Bledi Muçaj ndërsa ka komentuar në faqen e saj, sigurisht ka treguar edhe mendimin e tij për këtë institucion, duke thënë një të vërtetë që nuk ka guxim ta pranojë askush sa është i punësuar aty.

Mirëpo fshesa e cila u mësua që nga faqja e Kryeministrit ka vepruar edhe mbi komentet e tij. Vetë ushtaraku për ta vërtetuar se ishte shpallur “Non grata” për ministren e ka ndjekur herë pas herë këtë proces dhe ka bërë edhe foto të disa komenteve të tij që zhdukeshin sikur të mos kishin qenë kurrë.

Ai duke iu drejtuar redaksisë së ‘’Jeta Osh qejf’’ e ka denoncuar këtë fakt dhe duke dhënë versionine  tij sesi funksionojnë nga brenda marrëdhëniet në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Përshëndetje JOQ! Desha të denoncoj një rast, ku komentet e mia të bëra në faqen e Minsitrisë së Mbrojtjes më fshihen si komente dezidente, të cilat cënojnë figurën e këtij intitucioni dhe që në fakt janë një realitet i hidhur i demokracisë sonë të gënjeshtërt. Theksoj se kam qenë pjesëtar i Forcave të Armatosura për 15 vjet, veteran në Afganistan, duke u shërbyer dhe përfaqësuar denjësisht Forcat e Armatosura dhe Republikën e Shqipërisë. Të paktën transparencë lë të ketë dhe të mos kthehet koha e partisë komuniste. Nuk e dua anonym pasi nuk kam bërë krim’’, ka qenë mesazhi i tij.

Në një nga komentet e tij ai shprehej se  nuk paguante dot pampersat për fëmijën me rrogën prej ushtaraku.

‘’Gëzuar nga një ish-ushtarak, i cili para tre muajsh braktisi një karrierë të shkëlqyer pasi me rrogën që kishte nuk paguante dot as pampersat për fëmijët’’, ishte një nga komentet e Muçajt në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes i cili u censurua më pas. (E.K/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”391″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: komentekryesorerrogaushtaraku
Pas

Babagjyshi i Vesës mëson të ecë vetë

Para

SHTYPI I DITËS. 27/12/2016

Para
Shtypi i ditës 05/12/2016

SHTYPI I DITËS. 27/12/2016

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

Zjarr i madh në një maternitet në Angli, evakuohen shtatzënat dhe të porsalindurit

Hapja e grup-kapitullit të tretë të negociatave me BE, Marta Kos: Urime Shqipërisë! Hap tjetër më afër me Bashkimin Evropian

SHBA, të shtëna jashtë selisë së CIA-s: Një grua plagoset nga rojet e sigurisë

Bosnja shqipton dënimin e parë për mohimin e gjenocidit dhe lartësimin e kriminelëve të luftës

Vendimi i GJKKO, avokatët e Veliajt: Ata nuk janë pronarë, pasuria e paluajtshme në pronësi të Z. Xoxa është apartamenti ku ata banojnë

Gjirokastër/ Sekuestrohen 1000 litra naftë dhe 3800 litra vaj gatimi të kontrabanduara, dy persona vihen në pranga

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.