Me paraqitjen e tij të parë në këtë Botëror me Brazilin, Neymar ka marrë me vete dhe një sërë kritikash. Më delikat sesa duhet dhe me mendjen te modeli i flokëve, këto kanë qenë vetëm disa nga etiketimet.
Pas mediave braziliane që e kanë quajtur ‘një katastrofë të vërtetë’, futbollisti i PSG-së është vënë në lojë nga ish-ylli i Mancheter United, Eric Cantona.
Në një postim të tij në rrjetet sociale, Cantona është munduar të imitojë modelin e flokëve të brazilianit, duke vendosur mbi kokë makarona të ziera pak dhe ka shkruar ‘modeli i flokëve të Neymar, spagheti al dente’.
Cantona mbante gjithashtu edhe një foto të brazilianit me modelin e ri të flokëve. Postimi i Cantona është pëlqyer nga 100 mijë njerëz.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post