Iljaz Ladi ish nëndrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve po tenton të lërë qelinë e paraburgimit me pretendimin se i rrezikohet jeta në qeli, pasi vuan probleme të rënda shëndetësore. Vetëm një javë më parë Iljaz Ladi ish-nëndrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve u vu në pranga pas dyshimeve për abuzime me tenderin e ushqimeve. Ladi i është drejtuar Gjykatës së Krimeve të Randa, me një kërkesë revokimi të masës së sigurisë, shkruan një portal online.
Gjykata morri si provë kryesore kartelën e mjekësore të të akuzuarit dhe caktoi një ekspert ligjor për të ekzaminuar gjendjen shëndetësore të tij dhe për të dhënë mendimin nëse izolimi në paraburgim rrezikon jetën e tij. Pak ditë më parë i akuzuari ishte paraqitur në spital për probleme me shëndetin ku ka marrë edhe ndihmën e parë. Menjëherë është çuar përsëri në burgun te Mine Peza. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post