15:14 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ish-zëvendëskryeministrit maqedonas i ndalohet hyrja në SHBA

15:43 | 05/12/2023
në Bota, Flash, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-zëvendëskryeministrit maqedonas i ndalohet hyrja në SHBA

Shtetet e Bashkuara e kanë futur në listën e zezë ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Koço Angjushev, duke ia ndaluar hyrjen në vend, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh, njoftoi të martën Departamenti amerikan i Shtetit (DASH).

Në një komunikatë për media, DASH-i tha se sa ishte zëvendëskryeministër, Angjushevi e shkeli pozitën zyrtare për përfitim të interesave të veta private e biznesore “duke e minuar në këtë mënyrë besimin e publikut të Maqedonisë së Veriut në institucionet e tyre qeveritare dhe proceset publike”.

Angjushev ishte zëvendëskryeministër nga viti 2017 deri në vitin 2020, në qeverinë e udhëhequr nga Zoran Zaev.

“Veprimi i sotëm dëshmon se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah atyre njerëzve në Maqedoninë e Veriut të cilët kërkojnë llogaridhënie për zyrtarët e korruptuar publikë”, tha DASH-i.

Përveç tij, Departamenti njoftoi se ua ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara edhe bashkëshortes së Angjushevit, Elizabetës, si dhe fëmijëve të tij, Angel dhe Ognen.

Ky vendim, thuhet në njoftim, rithekson përkushtimi e SHBA-së për ta luftuar korrupsionin, i cili e dëmton interesin publik, e pengon prosperitetin ekonomik të vendit, dhe zvogëlon mundësitë e qeverive të përgjigjen në mënyrë efektive ndaj nevojave të qytetarëve të vet.

Angjushev është pronar dhe drejtor ekzekutiv i grupit Fero Invest dhe i fabrikës Brako.

Në vitin 2014, revista ekonomike amerikane Forbes e shpalli Angjushev një nga pesë maqedonasit më të pasur./ /REL

Pas

Izraeli zgjeron ofensivën në Gazën jugore

Para

SHBA mbështet Shqipërinë në infrastrukturën e Policisë Kufitare, Balla dhe Wisner vizitë në Kakavijë

Para
SHBA mbështet Shqipërinë në infrastrukturën e Policisë Kufitare, Balla dhe Wisner vizitë në Kakavijë

SHBA mbështet Shqipërinë në infrastrukturën e Policisë Kufitare, Balla dhe Wisner vizitë në Kakavijë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zgjedhjet/ OSBE-ODIHR raport paraprak: Disa e zgjedhjeve ishte e qetë dhe organizuar mirë, pati disa incidente

Përmeti në momentet e fundit të numërimit, PS-ja kryeson me diferencë të thellë votash

Ndërpritet numërimi i votave në KZAZ 17 në Klos, largohen komisionerët e PD! Pretendojnë se ka shkelje

“Mundësia” i merr një mandat PD në Tiranë, si paraqiten rezultatet deri tani

Gara e fortë për listën e hapur në Tiranë, emrat që po përplasen brenda PS dhe PD

Përfundon numërimi në Cërrik, Partia Socialiste fiton me diferencë të thellë ndaj PD

Dibër/Vijon numërimi në KZAZ-të e qarkut, PS në avantazh në të gjitha njësitë

Kryeministri poston foton, fjalimi i fitores në kompjuter: Telefonata e vëllait tim Hashim ishte tejet prekëse

Numërohen 44.15% e kutive të votimit në vend, PS kryeson me 83 mandate, Shehaj i merr një mandat PD. PSD forcë e tretë politike

Diaspora, kryesojnë socialistët/ Vijon me ritme të ulëta numërimi në Parkun Olimpik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.