22:45 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ish-zv/ministri refuzon 500 banesat e Erdoganit: Mos mbroni lypjen e kryeministrit, Turqia shfrytëzon kromin e Shqipërisë

22:44 | 08/12/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhjet në Turqi/ Rezultatet paraprake çojnë Erdogan drejt konfirmimit

Ish-zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka refuzoi të pranojë ndihmën që Turqia ka ofruar për familjet e prekura nga tërmeti.

Në rrjetet sociale, ai kërkoi që të mos mbrohet lypja që sipas tij kryeministri Edi Rama po i bën presidentit turk, Recep Tayip Erdogan, por të kërkohet llogari se ku kanë vajtur taksat e shqiptarëve.

“Turqia njeh grekët dhe armenët si minoritet por jo shqiptarët në Turqi (që janë mbi 5 milionë), pasi na konsideron ne shqiptarëve turq! Si mundet ne të përqafojmë lypjen e kryeministrit të një shteti që nuk na njeh të drejtat?!

Pse mbroni lypjen e kryeministrit, dhe nuk pyesni veten ku kanë shkuar taksat që kemi paguar?! Nëse taksat tona nuk do ishin vjedhur, sot do kishte para për të përballuar jo 500 shtëpi, por 5000 e më shumë! Nëse taksat tona nuk do ishin vjedhur, sot kryeministri i vendit nuk do na turpëronte si komb dhe të na nxirrte në shitje!”, deklaroi ish-zv.ministri.

Sipas Mukës, Turqia po e jep këtë ndihmë sepse ka interes sepse shfrytëzon pasuritë e kromit në Shqipëri.

“Pse mendoni se vendet e Bashkimit Europian nuk na ndihmojnë? Vendet perëndimore me drejtësi të fortë nuk e financojnë korrupsionin! 500 shtëpi nuk janë asgjë para asaj që Turqia fiton duke shfrytëzuar pasuritë e kromit (dhe pasuri të tjera) në Shqipëri! Paraja që Turqia ka marrë nga kromi nuk ka sjellë zhvillim të vendit, përkundrazi varfëri!

Për ata që e duan Erdogan, le të shkojnë në Turqi dhe të kuptojnë përpjekjet e popullit turk për të larguar pushtetin diktatorial. Ndihma dhe lëmosha e një diktatori nuk sjell zhvillim! Është vetëm forca dhe puna jonë si komb që mund të ndërtojë shtetin shqiptar!”, u shpreh Taulant Muka.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: erdoganTaulant Muka
Pas

“Fjetja jashtë më e madhe në botë”, 60 mijë njerëz shtrihen në rrugë për të mbledhur 50 mln dollarë (Video)

Para

“Vonë e nxorët qenin”, gazetari i “përplas” të vërtetën në fytyrë policisë: Nuk e pamë në terren, ishim shumë poshtë me logjistikë

Para
“Vonë e nxorët qenin”, gazetari i “përplas” të vërtetën në fytyrë policisë: Nuk e pamë në terren, ishim shumë poshtë me logjistikë

“Vonë e nxorët qenin”, gazetari i “përplas” të vërtetën në fytyrë policisë: Nuk e pamë në terren, ishim shumë poshtë me logjistikë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.