Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga forcat e policisë, ish-zvministri i Shëndetësisë ka mbërritur në Kuvend për të dëshmuar për koncesionin e sterilizimit në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë.
Prokuroria e Posaçme dha leje që Rrepaj të lërë qelinë e paraburgimit dhe të paraqitet fizikisht në komision. Kjo është hera e parë që një i paraburgosur merret në pyetje nga deputetët.
Po ashtu, do merren në pyetje edhe dy prej anëtarëve të komisionit që shpalli fituesin e koncesionit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini. Të dy janë në masë detyrim paraqitjeje, por edhe për ta SPAK ka dhënë leje që të pyeten nga Komisioni.