I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ish- nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj tregon se ka biseduar me tsh-drejtuesin e ndjerë të policisë Artan Cuku, vetëm 20 minuta para se ta vrisnin.
“Atë dita kisha lënë të pija një kafe me një mik tonin. Si përditë komunikoja me të. Rreth orës 20 u takova me mikun tim, duke folur dhe për Cukun. Pas 30 minutash mikut tim i bie telefoni. Atë e njoftojnë se vranë Cukun. Unë isha me të dhe dëgjova bisedën. Unë prisja në takim atë, por morëm vesh lajmin. Ai i shokuar më tha e vranë. Duke e njohur Cukun nuk e besoja se mund të vritej në atë formë. Kam shkuar në shtëpi. Për hir të së vërtetës, ndjeva një peng të madh për të gjithë periudhën e karrierës, se si përfundon oficeri i policisë. Shkuam në vendngjarje, ku takuam kolegë të tjerë.”, shprehet Kuliçaj.
I pyetur nga gazetarja Nisida Tufa, nëse i vinte keq që kryeministri nuk ka reaguar për ngjarjen, Kulicaj tregoi se jo vetëm që i vinte keq, por e konsideron si cinizëm, si nga ana e kryeministrit Rama, ashtu edhe nga ana e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
“Një punonjës policie, me një karrierë të tillë, 15 vite punë në pozicione nga më të ndryshmet. I hequr nga puna pa asnjë lloj motivacioni, ishte një cinizëm i papritur, i kryeministrit, i ministrit të Brendshmëm, që të mos thonin asnjë fjalë. Ndërkohë që e gjejnë kohën për takime me deputetë me të kaluar kriminale. Kjo është shitje e rolit të policisë. Kjo është e papranueshme.”, tha Kuliçaj. (D.D/Shuplaka)