19:48 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ish-zyrtari letër Rudina Hajdarit: Mos u nda nga ata, që vazhdojnë të frymëzohen nga vepra e Azemit

01:27 | 04/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-zyrtari letër Rudina Hajdarit: Mos u nda nga ata, që vazhdojnë të frymëzohen nga vepra e Azemit

Vendimi për dorëzimin e mandateve parlamentare, i marrë pak kohë më parë nga Opozita e bashkuar, ka trazuar jo pak si jetën politike të vendit, por edhe ndërkombëtarët. Mirpo thirrjes së opozitës për  dorëzimin e mandateve i  është pergjigjur negativisht ose nuk i është përgjigjur ende një numër i vogël deputetësh.

Ndër këta emra është edhe deputetja e PD-së,  Rudina Hajdari e cila është shprehur se ende nuk e ka marrë një vendim  dhe se për një gjë të tillë do të konsultohet me ndërkombëtarët. Por, deklaratës së deputetes Hajdari i është përgjigjur një nga emrat më të njohur në PD, ish-zyrtari dhe ish-diplomati Vili Minarolli, i cili përmes  një letre të hapur, me fjalë të tjera, duke e justifikuar verprimin e fundit të opozitës,  i bënë  thirrje deputetes të heq dorë nga mandati, duke i kujtuar se detyrimi i saj moral është ndaj partisë politike që e kantidoi.

Duke i kujtuar pengesat politike që Partia Demokratike ka hasur gjatë udheheqjes së liderit të saj Azem Hajdari, Minarolli ndër të tjera shprehet se: “… Detyrimi juaj moral eshte ndaj partise qe te kandidoj dhe ajo ne menyre statuore dhe demokratike e ka marre vendimin. Por ti ke edhe nje detyrim tjeter, karshi asaj zone elektorale ku mund te jeni formalisht emeruar nga partia. Shkoni pyesni ata dhe vendoseni. Sa per nderkombetaret, edhe ti e di pa i pyetur cili do jete mendimi i tyre. Pyesni edhe njerezit tuaj me te afert, qe kane perjetuar ato rreziqe qe kane perjetuar edhe te gjithe demokratet.

Opozita tashme e ka marre vendimin dhe une te siguroj qe babai yt kurre nuk do e braktiste ate force politike qe e krijoi, ne ate kohe kur edhe jeten mund ta kishte rrezikuar. Dhe une e kam bindjen qe atij i moren jeten per te korrigjuar ate qe nuk e bene ne ato dite dhjetorit te 1990. Se ate kohe qe e vrane ai nuk paraqiste asnje rrezik per pushtetin.

Rudina, mos u nda nga ata njerez qe edhe sot ne ndeshje me padrejtesine e pushtetit, kane emrin e babait tend ne goje dhe vazhdojne te frymezohen nga vepra e tij, qe ende ka mbetur e parealizuar.”

Postimi i plotë:

E nderuar deputete Hajdari!

Po ju drejtohem thjesht si qytetar, por edhe me kontribut jo te paket ne demokracine shqiptare. Por edhe per shkak te nje marredhenie te vecante qe kam patur me babane tuaj, te paharruarin Azem Hajdari.

Ju sot jeni deputete e Kuvendit te Shqiperise, jo fale ndonje merite apo vlere ndaj partise qe ju kandidoi, por per shkak te detyrimeve morale qe PD e themeluar nga babai yt dhe e mbare demokrateve ne nder dhe respekt te Heroit te Demokracise. Jam i bindur se ju e keni ndjere per shume vite ate qe demokratet, por edhe shqiptaret i jane mirenjohes  babait tuaj, qe ishte i pari qe u ngrit kunder diktatures dhe frymezoi me mijera te tjere per ta pasuar. Jam i sigurt qe shqiptaret nuk do ta harrojne vepren e tij.

Te qenit ne opozite nuk eshte e lehte. Edhe une kam qene shume vite ne Kuvend dhe shumica e tyre ne opozite. Kemi qene te detyruar te bojkotonim Kuvendin, atehere kur na mohoheshin te drejtat dhe pushteti bente veshin e shurdher. Kemi bere edhe greve urie. Ndoshta ke degjuar nga familjaret e tu se kam qene shtate dite ne nje greve urie me Azemin e plagosur dhe me dy kolege te tjere ne nje makine te vogel para RTSh. Pse? Se na mohuan te drejten e fjales dhe dolem nga greva atehere kur pushteti u terhoq.

Por nje maxhorance ku ju ra per pjese nuk besoj te sillet me opoziten ne asnje vend te rruzullit. Ju i dini me mire se une se ç’perfaqeson kjo mazhorance.

Per kete arsye e justifikoj veprimin e fundit te opozites, jo thjesht per te nderruar nje qeveri e per ta zevendesuar me nje tjeter, por per te ndryshuar sistemin politik, qe ka te beje me ndarjen e politikes nga krimi i organizuar, ndryshimi i ligjit zgjedhor qe çdo vote te kete vlere, nje sistem mazhoritar ku çdo perfaqesues te ballafaqohet me zgjedhesit dhe gjithçka tjeter ne sherbim te demokracise.

Ju Rudina keni thene se do te vendosni pasi te konsultoheni me nderkombetaret. Detyrimi juaj moral eshte ndaj partise qe te kandidoj dhe ajo ne menyre statuore dhe demokratike e ka marre vendimin. Por ti ke edhe nje detyrim tjeter, karshi asaj zone elektorale ku mund te jeni formalisht emeruar nga partia. Shkoni pyesni ata dhe vendoseni. Sa per nderkombetaret, edhe ti e di pa i pyetur cili do jete mendimi i tyre. Pyesni edhe njerezit tuaj me te afert, qe kane perjetuar ato rreziqe qe kane perjetuar edhe te gjithe demokratet.

Opozita tashme e ka marre vendimin dhe une te siguroj qe babai yt kurre nuk do e braktiste ate force politike qe e krijoi, ne ate kohe kur edhe jeten mund ta kishte rrezikuar. Dhe une e kam bindjen qe atij i moren jeten per te korrigjuar ate qe nuk e bene ne ato dite dhjetorit te 1990. Se ate kohe qe e vrane ai nuk paraqiste asnje rrezik per pushtetin.

Rudina, mos u nda nga ata njerez qe edhe sot ne ndeshje me padrejtesine e pushtetit, kane emrin e babait tend ne goje dhe vazhdojne te frymezohen nga vepra e tij, qe ende ka mbetur e parealizuar.

Miqesisht

Vili Minarolli

Pas

“Ka ende që thonë po edhe mund të vesh”, shpërthen Sazan Guri: Për kë Parlament e keni fjalën?

Para

Zgjedhjet në Mal të Zi/Historike, Tuzi do të udhëhiqet nga një shqiptar

Para
Mbyllen votimet në Tuz, shqiptarët nisin festën me flamujt kuqezi (FOTO)

Zgjedhjet në Mal të Zi/Historike, Tuzi do të udhëhiqet nga një shqiptar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sea Watch publikon pamjet: Trupa të pajetë në largësi të brigjeve libiane

Fluturimet shtohen ndjeshëm, hapësira ajrore shqiptare po kthehet në burim ekonomie

Ndërhyrje në kohë e policisë, shpëtohet turisti i dëmtuar në Valbonë

Serbia ndalon eksportet ushtarake drejt Izraelit, zbardhen detaje për armët e dërguara

Ndërtesa, biznese e automjete sekuestrohen, pasuritë e 45-vjeçarit në Gjirokastër dyshohet të jenë pëfituar nëpërmjetë trafikut të droge

Zef Shtjefni në Fax News: “Kjo PD nuk fiton kurrë”

Alarmi për “gjuhën e kaltër”, Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia

Konflikti me Izraelin, mediat në Iran raportojnë 627 viktima

Pas më shumë se 4 dekadash, India dërgon sërish një astronaut në hapësirë

Të shtëna në një shtëpi në Meksikë, 10 të vdekur përfshirë fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.