Erjona Sulejmani, ish bashkëshortja e futbollistit shqiptar tek kombëtarja zvicerane Blerim Xhemaili tregoi se bën tifo për Interin, ndërsa fjalët e saj për Cristiano Ronaldon ishin në nivele pothuajse magjike. Sipas saj, portugezi është fenomen. Kujtojmë që deri më tani në botën e futbollit, me epitetin ‘fenomen’ gjerësisht thirret ish-sulmuesi i Brazilit, Ronaldo.
E pyetur për shijet e saj për ndonjë futbollist shqiptar, ajo theksoi se nuk ka ndonjë që e adhuron në futboll, por ndeshjet e Kombëtares shtoi se i ndjek me kërshëri.
“Kristiano Ronaldo është një futbollist i madh, është një fenomen.Unë kam jetuar në Itali për 21 vite dhe jam tifoze me Interin. Unë e prita ftesën me kënaqësi të jem në RTSH për Botërorin, pasi një pjesë të tyre, futbollistëve, edhe i njoh. Unë e dua futbollin. Ka futbollistë seriozë, pak seriozë dhe të ekzagjeruar. Sigurisht gjërat janë me shkallë më të lartë, sepse mundësitë e ekspozimit janë më të larta. Kombëtarja shqiptare luan mirë. Aktualisht nuk kam ndonjë futbollist për zemër”-tha ajo në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”.