Mbrëmjen e djeshme derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, i luajtur në “Elbasan Arena”, u shoqërua me incidente të shumta mes tifozërive jashtë stadiumit.
Ultrasit e dy ekipeve rivale të kryeqytetit shkaktuan trazira në qytetin e Elbasanit, duke sulmuar në mënyrë të pakuptimtë biznese dhe duke djegur një makinë.
FaxNews ka mundur të sigurojë dëshminë e një trajneri futbolli, i cili posedon një lokal në qendër të qytetit, biznes ky i cili u sulmua nga tifozët e Partizanit.
Pronari shprehet i prekur se rreth 70 persona sulmuan lokalin duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
“Pesë çuna ose 7 çuna të vegjël po shikonin sportin dhe s’bënë asgjë. Pastaj erdhën 50 veta, 70 veta, trimat e Partizanit. Unë s’e kuptoj o vlla jemi shqiptarë s’jemi as serbë.
Ishim ulur po shihnim sportin këtu, kur vijnë gangsterat e Partizanit dhe shikoni çfarë bënë”, tha pronari i lokalit të dëmtuar.(F.M/Faxweb.al.