Në qytetin e Lucernit në zvicër autoritetet kanë ndaluar 9 femra të moshave deri në 29-41-vjeçare që dyshohen se po ushtronin prostitucionin pa leje pune.
Prokuroria Publike e këtij qyteti njoftoi të hënën për operacionin si dhe dha detaje për aktivitetin e tyre të paligjshëm. Mësohet se femrat jetonin në mënyrë të paligjshme në Zvicër ndërsa 5 prej tyre ishin shqiptare, 3 nga Republika Domenikane dhe një braziliane.
Zyra Kantonale për Migracion ka vendosur masën e dëbimit për të gjitha gratë e përmendura, ndërsa pas dëbimit atyre do t`u ndalohet hyrja e sërishme në Zvicër.
Ndaj tyre është marrë masa e arrestit teksa akuzohen për prostitucion dhe qënrim pa leje në zvicër gjithashtu Prokuroria Publike e Lucernit ka konfiskuar disa mijëra franga para të gatshme gjatë operacionit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)