12:14 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ishin fqinj! Zbardhen detaje nga krimi në Durrës, 82-vjeçari u vra me çekiç dhe thikë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori! (EMRI)

09:06 | 31/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ishin fqinj! Zbardhen detaje nga krimi në Durrës, 82-vjeçari u vra me çekiç dhe thikë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori! (EMRI)

Policia ka zbardhur detaje nga krimi i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku një 82-vjeçar u gjet pa jetë në banesën e tij. Blutë kanë idenifikuar e më pas shpallur në kërkim një 39-vjeçar, Fation Janina, fqinj i vikitimës i cili dyshohet se ka vrarë me çekiç dhe thikë të moshuarin.

Në banesën e autorit janë gjetur 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit. Mendohet se motivi ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi:

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen nr. 13.

Vrau me thikë dhe me çekiç, për motive të dobëta, 82-vjeçarin, fshehu mjetet e krimit dhe mbylli me çelës nga jashtë derën e banesës së viktimës, pas disa orësh punë hetimore dhe profesionale në bashkëpunim me Prokurorinë, Policia zbardhi ngjarjen, identifikoi autorin e vrasjes dhe e shpalli në kërkim.

Gjithashtu, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i mjeteve të krimit dhe veshjeve që ka patur autori kur ka kryer krimin.

Vijon puna intensive për kapjen e 39-vjeçarit (fqinj i viktimës).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, rreth orës 18:50 të datës 30.12.2024, kanë marrë njoftim se në lagjen nr.13, Durrës, ishte gjetur i pajetë në banesë, dyshohej i dëmtuar me mjet prerës, një 82-vjeçar.

Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë, grupi hetimor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, Drejtori i DVP Durrës dhe në drejtimin e Prokurorisë kanë vijuar veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit. Nga këqyrja e trupit të 82-vjeçarit P. G., eksperti mjekoligjor konstatoi se kishte dëmtime të shumta të shkaktuara me mjet prerës dhe me sende të forta.

Pas një pune intensive hetimore dhe profesionale u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit F. J., 39 vjeç, banues në lagjen nr. 13, fqinj i 82-vjeçarit. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit.

Mjeti prerës, çekiçi dhe veshjet me njolla gjaku janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme. Vijon puna intensive për kapjen e 39-vjeçarit. Materialet u referuan në Prokurori, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Etiketa: durres
Pas

U shpall në kërkim nga SPAK në maj, Dubai kërkon informacion nga Shqipëria për statusin e Indrit Dokles

Para

Vrau me thikë dhe çekiç të moshuarin, më pas mbylli derën e banesës me çelës dhe…Policia zbardh ngjarjen dhe shpall në kërkim autorin e krimit. Detajet

Para
82-vjeçari në Durrës u gjet i masakruar me thikë, Policia bën reagimin e parë: Çfarë dyshohet

Vrau me thikë dhe çekiç të moshuarin, më pas mbylli derën e banesës me çelës dhe…Policia zbardh ngjarjen dhe shpall në kërkim autorin e krimit. Detajet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë

Akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë, GJKKO shtyn me një muaj hetimet për Dogjanin! Deputeti i PD flet për 11 Majin: Duhet përgëzuar Rama për këtë fitore, për…

Korçë/ Po bënte disa rregullime, prifti rrëzohet nga çatia e kishës! 63-vjeçari dërgohet për mjekim në spital

EMRI/ Vetëvritet i paraburgosuri në burgun e Fushë Krujës, detaje nga ngjarja e rëndë

Rekomandimet e qeverisë për luftën ndaj krimit! Altin Dumani: Po gjejnë zbatim në SPAK, por nuk shoqërohen me të dhëna statistikore

E mitura përfundon në spital pasi konsumoi kokainë, pranga shitësit 22 vjeçar në Sarandë

Si ndikoi vota e diasporës? PS vetëm 1 mandat plus në Vlorë, Shehaj ‘shpëtoi’ në Tiranë! Lapaj ‘dogji’ 1 deputet në Fier për 520 vota! Rama 9% më shumë se në vend, Berisha 11% më pak

Vijon “telenovela” në Kosovë, dështon për të 18-n herë konstituimi i Kuvendit

Mbytet anija me emigrantë në Kanalin Anglez, një i vdekur dhe 60 të shpëtuar

Ajola Xoxa mbërrin në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.