Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, mohoi raportimet se ka pasur negocim për largimin e terrorristëve serbë në bashkëpunim me KFOR-in.
Sveçla potencoi se ishin mbi 90 terroristë serbë që morën pjesë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës.
“Absolutisht nuk ka pasë kurrfarë negocimi gjatë këtij aksioni, unë nuk mund të rresht së falënderuari Policinë e Kosovës për profesionalizmin e tyre. Në fillim kemi folur për rreth 30 pjesëtarë të këtij grupi terrorist, lirisht mund të themi se janë mbi 90 terroristë që kanë marrë në këtë sulm që tregon se policët tanë kanë qenë në numër më të vogël se sulmuesit”, u shpreh Sveçla.
“Policia jonë nuk zotëron kësi lloj armatimi. Përkundër gjithë këtyre disavzanteshe dhe të cilën Policia e Kosovës është gjetur dhe ka treguar profesionalizëm të pashembullt dhe sukses të jashtëzakonshëm, Rënia e Afrimit dhe angazhimi pa kurrfarë hezitimi dhe vullnet të madh për sakrific, ka bërë të mundur që një skenar kaq ogurzi të ndërpritet”.
Lidhja me Rusinë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se tashmë janë gjetur disa prova të ndikimit të Rusisë në sulmin në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
Sveçla këto deklarime i ka thënë në një konferencë për shtyp, ku ka dhënë detaje shtesë.
“Janë disa prova, janë deklaruar tashmë se një nga disa veturat janë gejtur në gjuhën ruse, një nga ose disa nga pajisje janë ruse, motorët katërrrotshe i keni parë, janë prodhim rus, dhënë si donacion ushtrisë së Serbisë. Ata i kanë shfrytëzuar për sulme ndaj Republikës së Kosovës”, u shpreh Sveçla.
Sveçla: Terroristët u përgatitën në Serbi! Qëllimi i sulmit, aneksimi i veriut të Kosovës