15:50 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ishin në kërkim për “vrasje e mbetur në tentativë” dhe falsifikim, arrestohen 3 persona

18:11 | 01/05/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Grabitën zyrën ku paguhen gjobat, arrestohen në flagrancë dy persona në Durrës (Emrat)

Foto ilustruese

Tre persona, të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar nga policia ditën e sotme.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se pas një operacioni, i arrestuar ka mbetur një person i shpallur në kërkim me inicialet B. B. 39 vjeç.

Ndaj 39 vjeçarit Gjykata e Apelit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kanosje me armë zjarri, ndaj një shtetasi, ngjarje e ndodhur në janar të këtij viti.

Ndërkohë, po ashtu në njoftimin e policisë thuhet se i arrestuar ka mbetur edhe një shtetas tjetër , 24-vjeç me inicialet Xh. H., i cili akuzohet për “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”. Xh.H. në bashkëpunim me  A. Gj, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. B, 25 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë.

Ndërkohë në vijimsi të operacionit “Llogaritari”, policia ka arrestuar një 41 vjeçar me inicialet E. B., i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Krijimi i skemave mashtruese me TVSH”.

Njoftimi i policisë:

Plan masash për kapjen e personave të shpallur në kërkim

Gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u kapën dhe u ndaluan 3 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Kapet nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë nr 3, një person me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një person i kërkuar, gjatë orëve të natës futej në banesë për tu strehuar, Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 3 Tiranë, organizuan punën dhe në orët e para të mëngjesit bënë të mundur kapjen në banesë të shtetasit B. B., 39 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi më datë 18.02.2019 Gjykata e Apelit ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”. Më datë 15.01.2019, ky shtetas ka kanosur me armë zjarri shtetasin E. H., banues në Tiranë, i cili ka bërë kallëzim shtetasi B. B., ka qëlluar në drejtim të tij për ta vrarë.

Po në kuadër të planit të masave për kapjen e personave na kërkim, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, u bë e mundur kapja e shtetasit Xh. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në Maj të vitit 2018, pasi dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri”, në bashkëpunim me shtetasin A. Gj, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. B, 25 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë.

Gjithashtu në vijim te operacionit “Llogaritari”, u kap shtetasi E. B., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Krijimi i skemave mashtruese me TVSH”.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

 

Pas

Po stërvitej në fushë, kampioni i botës Iker Casillas pëson atak kardiak

Para

3 shenjat më me fat për muajin Maj

Para
3 shenjat më me fat për muajin Maj

3 shenjat më me fat për muajin Maj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zbulohen detaje nga SHBA për sulmin ndaj centraleve bërthamore iraniane

Mundësia e artë e Dinamos në Ligën e Konferencës për të rritur çmimin e sulmuesve

Pjeshka shtrenjtohet pas dëmeve nga ngricat e pranverës

Kolonjë/ Autoritetet marrin masa kundër murtajës, blegtorët me 47 mijë krerë bagëti

Vance: SHBA duan të arrijnë një marrëveshje afatgjatë me Iranin

Aksident i rëndë në rrugën Vlorë-Selenicë, një i plagosur rëndë

Teherani refuzon negociatat, bota kërkon ulje të tensioneve

Papa reagon, Irani kthehet drejt Rusisë. Ati i Shenjtë kërkon dialog, ministri i jashtëm iranian nesër në Moskë

Hegseth pas sulmit në Iran: Kur Trump flet, bota duhet të dëgjojë dhe tani kërkohet paqe

“Serbia kërkon luftë, po e tregon hapur”, Andoni: Shqipëria dhe Kosova të përgatiten për kohë të vështira

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.