23:07 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

ISHP: 24% e shqiptarëve i marrin antibiotikët pa recetë, i përdorin dhe për dhimbje koke

09:47 | 08/06/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
ISHP: 24% e shqiptarëve i marrin antibiotikët pa recetë, i përdorin dhe për dhimbje koke

Instituti i Shëndetit Publik ka gjetur nëpërmjet një anketimi se antibiotikët merren në 24 për qind të rasteve pa recete mjekësore. Marrja në këtë mënyrë e antibiotikëve nga përdoruesit i ka bërë shumë prej tyre rezistentë ndaj veprimit të tyre.

Mes pjesëmarrësve në anketë, 71% e tyre raportuan se ata morën antibiotikët e tyre nëpërmjet një recetë mjekësore (nga mjekët e tyre të familjes ose specialistë), ndërsa 24% nuk ​​i kanë marrë antibiotikët e tyre me recetë mjekësore.

Në veçanti, 73% e individëve gabimisht  konsideruan se dhimbjet e fytit mund të trajtohen me antibiotikë. Për më tepër, 69% e pjesëmarrësve deklaruan se ftohjet e zakonshme dhe gripi duhet të trajtohen me antibiotikë. Gjithashtu, 41% dhe 34% të individët konsiderojnë të përshtatshme përdorimin e antibiotikëve për dhimbje të përgjithshme të trupit dhe të kokës respektivisht.

Instituti i Shëndetit Publik vë në dukje se kishte dallime të konsiderueshme gjinore në lidhje me mënyrën e marrjes së antibiotikëve, ku 75% e femrave raportuan se përdoren recetën mjekësore për marrjen e tyre krahasuar me 66% të meshkujve.

Anketimi nxjerr në pah se të rinjtë janë të përgjegjshëm pasi 78%  e tyre i marrin antibiotikët më recetë, ndërsa në moshën më të vjetër vetëm 60 për qind e tyre përdorin recetën.

Përqindja më e madhe që nuk i drejtohen mjekut për recetë janë të paarsimuarit. Anketimi ka gjetur se vetëm 55 për qind  e atyre me arsim 8-të vjeçar kanë përdorur recetën për të marrë antibiotikë.

Për më tepër, niveli i parashkrimit mjekësor ishte më i lartë në zonat urbane krahasuar me zonat periferike dhe veçanërisht zonat rurale.

Në përgjithësi, 61% e pjesëmarrësve u përgjigjën se antibiotikët duhet të merren sipas udhëzimit. Anasjelltas, rreth 33% raportuan se antibiotikët mund të ndalen kur ata ndjehen më mirë.

Ndaj totalit, 31% e pjesëmarrësve të përfshirë në këtë studim raportuan se kishin përdorur antibiotikë muajin e fundit, më tej 30% kanë raportuar se kanë përdorur në 6 muajt e fundit, 19% në vitin e kaluar, 12% më shumë se një vit. Ndërsa vetëm 4% e individëve nuk kishin përdorur kurrë antibiotikë.

Prevalenca e përdorimit të antibiotikut në muajin e fundit ishte dukshëm më e lartë në zonat rurale krahasuar me zonat urbane./ Revista Monitor

Etiketa: antibiotikeISHPshqiptaret
Pas

”Doja të isha i shtati në Vlorë”, Rama tregon KUSH e bindi të renditej një vend më lartë në LISTË

Para

E çuditshme, njihuni me dy macet që nuk mund të flejnë dot pa njëra-tjetrën (FOTO)

Para
E çuditshme, njihuni me dy macet që nuk mund të flejnë dot pa njëra-tjetrën (FOTO)

E çuditshme, njihuni me dy macet që nuk mund të flejnë dot pa njëra-tjetrën (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.