Salvatore “Toto” Riina, një nga figurat më famëkeqe të mafias italiane, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Bosi i mafias siciliane ka vdekur në moshën 87-vjeçare, si pasojë e kancerit, raportojnë mediat italiane.
Toto Riina u burgos në vitin 1993 dhe u ndëshkua me 26 dënime të përjetshme, pasi besohet se ka urdhëruar më shumë se 150 vrasje.
Riina ishte pas një serie bombash mafioze në Romë, Milano dhe Firence në 1993, çka la pas 10 të vdekur. Djali I tij i madh po ashtu është ndëshkuar me burgim të përjetshëm.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post