Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim: M. R. 38 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër.
Ky shtetas është ndaluar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi Gjykata Firenze/Itali me vendim 813/2018 datë 13.03.2019 , e ka denuar me 8 vite e 10 muaj burg për veprën penale: “Vjedhje e kryer në rrethana rënduese” parashikuar nga Kodi Penal Italian.