Një 53-vjeçar është arrestuar nga ana e policisë së Durrësit, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Policia sqaron se personi që është arrestuar është Eqerem Dërvishi 53 vjeç, banues në Maminas.
Gjykata e Santa Maria Capua Vetere, Itali e ka dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Përdhunim” parashikuar në nenet 110,81/2 dhe 609 i Kodit Penal Italian.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
(E.K/FAXWEB.AL)