Një këmbanë është vjedhur në fshatin Kashnjet pjesë e njësisë administrative Ungrenj në qytetin e Lezhës.
Sipas informcioneve këmbana prej bronxi i përkiste kishës së fshatit dhe peshonte rreth 370 kg.
Ajo ishte dhuratë nga qeveria italiane për fisin Kreshnik i cili ndodhet në këtë fshat.
Mendohet se këmbana është vjedhur për t’u shitur, nga ana tjetër gjendja ekonomike e banorëve në atë zonë është e mjerueshme.
Ndërkohë në fotot e mëposhte tregohet se si ka qënë dhe si është sot zona në të cilën ndodhej këmbana.
(s.a/faxweb.al)